Aktualitet22 Gusht 2019, 15:57

S’ka më “qejf” nëpër burgje, takimet speciale për të burgosurit do jenë vetëm me gratë

Shkruar nga Pamfleti
S’ka më “qejf” nëpër burgje, takimet speciale

Burgjet në Shqipëri po kalojnë nëpër një fazë të re transformimi dhe reformimi i cili synon më së shumti rritjen e sigurisë dhe eleminimin e rasteve kur të burgosurit ndihmohen nga brenda institucioneve.

Alarmi se në takimet speciale të të dënuarve në burgje zhvillohet aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit ka bërë që të kufizohen vizitat. Sipas burimeve mësohet se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili u ka komunikuar vartësve të tij, një rregull të ri, për takimet në Burgje.

Kështu, të gjithë të burgosurit që kërkojnë takime speciale dueht të vërtetojnë se personi që do të takojnë, është personi bashkëjetues me ta, sipas përcaktimit që bëhet në Kodin e Familjes. Ky rregull i ri vënë nga Ismaili është një pranim indirekt se në Burgje zhvillohet prostitucion.

Kujtojmë se disa ditë më parë u bë me dije lajmi se ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri janë “blinduar” me qindra kamera sigurie. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka publikuar pamjet e monitorimit të burgjeve shqiptare nga kamerat.

Ministrja Gjonaj shprehej se përmes investimeve që janë kryer për fuqizimin e sistemit teknologjik në institucionet penitenciare në vend, janë arritur rezultate pozitive sa i përket monitorimit, organizimit dhe mirëfunksionimit të brendshëm. /Pamfleti

Aktualitet