Aktualitet18 Nëntor 2018, 11:00

S’ka më shpresë! Këta janë “oligarki kriminale”

Shkruar nga Pamfleti
S’ka më shpresë! Këta janë “oligarki

S'ka më shpresë! Këta janë "oligarki kriminale"

Kupola kriminale politike siç është thënë e ripërsëritur janë bashkë në të gjithë korrupsionit dhe gjërat “e zeza” që kanë ndodhur në gjithë këto vite në Shqipëri. Pa dalim e maftë e djathtë, pa dallim, Edi Ramë, Luzim Bashë, Sali Berishë e Ilir Metë, të gjithë kush më pak e kush më shumë kanë rrjepur c’kanë mundur për xhepat e tyre. Ndaj sot më shumë se kurrë është e qartë si drita e diellit pakti i tyre kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Sot nuk mund të flitet më për të majtë e të djathtë, nuk mund të flitet më për mbështetës të Lulzim Bashës apo të Edi Ramës, sot flitet vetëm për “oligarki kriminale”.

Reagimi i plotë i Arjan Nikës:

Shpresa e vetme qenka Luli.

Ne që themi që Partia Demokratike nuk ka kauzë qënkemi me Edi Ramën.

Ne që themi që Luli me Ramën u morën shqiptarëve 13.5 milion euro për pallatin e Lulit, qenkemi me Edi Ramën ?

Ne që themi që Edi Rama pagoi pa gjyq arbitrazhi 850 milion Euro për çështjen e ÇEZ për të mbuluar vjedhjen e mëparshme të Sali Berishës me Ilir Metën qënkemi me Edi Ramën.

Ne që themi që Edi Rama i jep Konçensione Shkëlzen Berishës qenkemi me Edi Ramën.

Ne që themi që këta kanë futur shqiptarët në kurdhin e rotacionit të pazhëve të Oligarkisë Kriminale qenkemi me Edi Ramën.

Ne që themi që Saliu ndau tetë konçensione tre muaj pasi kishte humbur zgjedhjet dhe Edi nuk i anulloi si të palegjitimuara sepse do t’i ndanin bashkë qenkemi me Edi Ramën.

Edi Rama bën Ilir Metën President kur ka çështje gjyqësore si porositës vrasjesh dhe Luli bëhet me Monikën për të rrëzuar Ramën kjo na bën automatikisht me Edi Ramën.

Jo mor bir jo; je ti me Oligarkin Kriminale që të vë automatikisht në shërbim të saj kur rekomandon të bëhesh me njërin prej tyre qoftë ky Luli, Saliu, Edi, Iliri, apo satelitët e tyre.

Forum Oligarki kriminale