Kosova22 Tetor 2019, 10:26

“S’ka njohje të Kosovës në kufijtë aktualë”, paralajmërimi i fortë i Vuçiç

Shkruar nga Pamfleti
“S’ka njohje të Kosovës në kufijtë

"S’ka njohje të Kosovës në kufijtë aktualë", paralajmërimi i fortë i Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk do e njohi kurrë pavarëisnë e Kosovës në kufijntë aktual.

Në një intervistë për Standardin e Vjenës, kreu i shtetit serb ka shtuar se nuk ka gjasa që Beogradi ta njohë Kosovën edhe pse thotë se ka dëgjuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që BE-ja ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe se mund të kërkonte njohje nga Beogradi, transmeton Klan Kosova.

I pyetur nëse Serbia do ta njohë ndonjëherë Kosovën si një anëtare e barabartë e bashkësisë ndërkombëtare, Vuçiç u përgjigj se kjo ishte një pyetje e vështirë për serbët.

Prej muajsh tashmë marrëdhëniet Kosovë-Serbi janë në fazën më të tensionuar, pasi ende diskutohet pavarësia. Serbia ka pretendime për territoret kosovare, nga ana tjetër Kosova nuk i njeh këto kërkesa.

Madje qeveria e ish kryeministrit Ramush Haradinaj në përpjekje për mbrojtjen territorale vuri taskën 100 % ndaj mallrave serbe, duke i shkaktuar një humbje të madhe ekonomike në pak muaj.

Tashmë dialogu mes dy vendeve ka ngrirë dhe pavarësisht ndërhyrjeve nga ndërkombëtarët, taksa ende nuk është hequr duke paralizuar kështu raportin dhe dialogun mes tyre.

Prishtine