Aktualitet 3 Prill 2018, 15:50

Skandal/ Gruaja e moshuar shiste qirinj te Kisha e Laçit, policia i sekuestron mallin dhe e dhunon barbarisht

Shkruar nga Pamfleti
Skandal/ Gruaja e moshuar shiste qirinj te Kisha e Laçit, policia i

Skandal/ Gruaja e moshuar shiste qirinj te Kisha e Laçit, policia i sekuestron mallin dhe e dhunon barbarisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kishën e “Shën Ndojit” në Laç ku një grua e moshuar e cila shiste qirinj pranë kishës është dhunuar nga policia dhe ka përfunduar në spital.

Sipas dëshmisë së gruas, ajo po shiste qirinj kur policia i është afruar për t’i marrë mallin. Gruaja ka tentuar t’i ndalojë duke hipur në furgonin me mallin e sekuestruar por efektivët e kanë shtyrë me dhunë. E moshuara është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime në trup.

“Po shisja qirinj. Erdhën policët e më thanë: Tash këto i marrim ne. I thashë qirinjtë i kam marrë me borxh dhe do shkoj dhe unë mbas qirinjve

Më thanë në këtë makinë s’do hysh se kjo s’është makinë për njerëzit por për mallin, mora të hyja brenda por më kanë shtyrë dhe unë kam ra pa ndjenja vetëm kur e pashë veten te spitali, kam dëmtime në trup”, u shpreh gruaja e përlotur.

Aktualitet policia i sekuestron mallin dhe e dhunon barbarisht Skandal/ Gruaja e moshuar shiste qirinj te Kisha e Laçit