Nuk ka asnjë dyshim tashmë, as nga ministri Sandër Lleshaj e nga drejtues të tjerë të vjetër të policisë, që emri i kryepolicit Veliu, del si pjesë e këtij krimi në shërbim të krimit, për dekonspirimin e agjentëve, me pasojë demtimin e hetimeve, aksioneve dhe asgjësimin e operacioneve të policisë, mbasi vetëm në 4 vitet e fundit, janë depozituar 245 denoncime me fakte e pamje konkrete, që provojnë lidhjet e tij me “pushtetin” e krimit në Vlorë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Fier, Gjirokastër
Një tjetër skandal i rëndë, ka plasur brenda strukturës dhe kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, i cili mund të shoqërohet edhe me pasoja rreziku jete, për shumë persona e familjarë të tyre, të angazhuar me “paga” ilegale, si bashkëpunëtorë sekret të policisë, futur në shërbim të jashtëm nga nevoja ekonomike, sipas marrëveshjes reciproke, për të raportuar në seksionet e anti-krimit.
Bëhet fjalë, për dekonspirimin nga vetë krerët e policisë, të këtyre spiunëve sekret, që “ushqejnë” përditë shefat e kontaktit të anti-krimit, me “lëndë të parë”, kundrejt shpërblimit financiar ligjor, që përfitojnë sipas “shpejtësisë, rëndësisë dhe saktësisë” së informacionit që japin.
E blerë nga pushteti i mafies, kupola e policisë së shtetit, përveç aksioneve të dekonspiruara dhe kolegëve të shumtë, të nxjerrë në kurthe e prita pabesie vrastare përballë krimit; nuk janë kursyer as emrat e spiunëve sekret (bashkëpunëtorë), duke ia treguar subjekteve, që janë në hetim e ndjekje nga policia.
Sipas informacionit që ka ardhur në redaksinë “PAMFLETI”, thuhet se vetëm gjatë muajve janar-qershor 2019, janë dekonspiruar 140 spiunë sekret, nga oficerët “rezidentë”, me të cilët ata mbajnë kontaktet e përhershme, por dhe nga shefat me lart, të cilët për shkak të detyrave, kanë dijeni për emrat dhe pseudonimet përkatëse të secilit.
Pas dekonspirimit, disa prej spiunëve, janë gjendur përballë kërcënimeve nga persona, “trima” e familjarë zyrtarësh të spiunuar prej tyre, gjë që ka krijuar bindjen e plotë, se dekonspirimi është bërë nga shefat në “Qendër”, që kanë kontakt, bashkëpunim e info për çdo të dhënë krimi, që ata depozitojnë.
Sipas informacionit, spiunët e spiunuar, kanë denoncuar tek shefi i SHÇBA, tek ministri Sandër Lleshaj dhe tek kryepolici Ardi Veliu, pabesinë e shefave të policisë të lidhur me krimin, të cilët zyrtarisht, menazhojnë këtë rrjet informativ ilegal tepër produktiv spiunësh, me afro 2000 “veshë, sy e gojë”, të shpërndarë nëpër qytete, pika kuftare e dogana, PUB-e, resorte turistike, prefektura, gjykata, prokurori, media “VIP”, komuna, institucione e biznese.
Pas hetimeve paraprake, të bëra me “gjurmim procedure e kohe kontakti, fakti e subjekti të përgjuar, për të cilin ka rrjedhur informacinoni e janë kërcënuar spiunët; është tepër e rëndë të thuhet, por pjesë e lojës së dekonspirimit të tyre tek eksponentët e krimit, rezulton të jetë edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Nga dencimi që na ka ardhur në redaksi, rezulton se kryepolici Ardi Veliu, disponon një listë prej 300 spiunësh ilegalë, ndër ta trafikantë e anëtarë bandash krimi; ish-ushtarakë të liruar, qytetarë të zakonshëm e tregtarë, të cilët i ka aktivizuar, i ka koduar dhe i përdor vetëm ai, 100 prej të cilëve, për përgjimin e drejtuesve të policisë e shtetarëve lokalë në zona./Pamfleti