Skandal/ Kriminelët bëjnë batërdinë në Lushnje, policia e Xhafajt mat forcat me ‘viktimën’ e atentatit në Bllok, e nxjerr nga spitali në gjendje të rëndë

Skandal/ Kriminelët bëjnë batërdinë në Lushnje, policia e Xhafajt mat forcat me 'viktimën' e atentatit në Bllok, e nxjerr nga spitali në gjendje të rëndë

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku protagoniste është policia e famshme e Fatmir Xhafajt, e cila tregon forcën me ‘viktimat’ dhe lë të lirë kriminelët.

Teksa në Lushnje kërciste kallashnikovi, policia e Xhafajt ishte shpërngulur te Spitali Amerikan 2 dhe po luftonte me ‘viktimën’ e atentatit në ish-Bllok, ndonëse autorët e këtij krimi vijojnë të jenë të lirë.

Prej disa orësh, policia u përplas me mjekët e spitalit në Tiranë, duke ja dalë të merrte të plagosurin Ervis Martinaj, të cilin e ka transferuar në spitalin e burgut. Mjekët këmbëngulën që gjendja e Martinajt është e rëndë dhe për pasojë ai nuk mund të lëvizë nga shtrati i spitalit, por për policinë kjo nuk ka rëndësi.

Duke ulur kokën para bandave dhe i lënë ato të veprojnë kur e si të duan, policia mat forcën me një person të pafajshëm, i cili është i ndaluar. E dhimbshme, por duhet ta pranojmë: Kjo është policia që duam!

Autorët në liri, policia hakmerret ndaj ‘viktimës’ së atentatit Ervis Martinajt, i shkon te spitali me kallashnikov, mjekët mbrojnë të plagosurin

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti