Kosova21 Dhjetor 2022, 23:47

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se skandalet nëpër spitalet kosovare kanë adresë – ajo është Qeveria e Kosovës.

Këtë deklaratë Abdixhiku e dha pas skandalit në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e vdekur ishte futur na lavatriçe nga punonjësit neglizhentë.

Abdixhiku ka thënë se kanë kaluar 75 ditë që kur Kosova nuk ka ministër të shëndetësisë, kështu ka fajësuar ekzekutivin e Albin Kurtit.

“Sot bëhen 75 ditë që Kosova nuk ka Ministër të Shëndetësisë; të tretin në më pak se dy vite qeverisje. Plot 75 ditë për të caktuar një përgjegjës – një njeri të vetëm – në krye të sektorit më të rëndësishëm të shoqërisë kosovare”, ka shkruar ai në Facebook.

“As kaq pak s’mund të bëjnë! As kaq pak s’mund t’i japin shëndetësisë. Ndërsa, do të duhej të flisnim për spitale të reja, pajisje e barna më shumë, paga më të larta, shërbime më të denja e sigurime të shëndetësore për qytetarë që shpenzojnë qindra miliona euro jashtë vendit – ne jemi në pritje të një ministri pas 75 ditëve. Dhe as kaq pak s’mund të bëjnë; as edhe një ministër ta caktojnë”, ka deklaruar ai.

 

Skandali me foshnjën në Pejë/ Suspendohen shtatë punonjës të Spitalit

 

Prishtine

Kosova