Bota12 Gusht 2019, 19:52

Skandali në Maqedoni, gazetari italian plas bombën: Nesër faktet e reja

Shkruar nga Pamfleti
Skandali në Maqedoni, gazetari italian plas bombën: Nesër faktet

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi, teksa skandali me korrupsionin gjigant “Zhvatja” vijon të zgjerohet dhe në dritë paralajmërohet se do të dalin të tjera detaje.

Këtë lajm e ka dhënë gazetari italian, Larsi Gajser, i cili publikoi me video super-skandalin, në të cilin ishin të përfshirë zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut. Gazetari Gajser ka paralajmëruar se nesër do të publikojë fakte të reja për këtë rast, të quajtur “Reket”.

“Maqedonia: Nesër 13 gusht, prej ora 11, në Raido Kapodistrija. Do të kyçem brenda në faktet drejtpërdrejtë në studio”, njofton Gajser, përmes statusit të tij në “Facebook”.

Më herët gjatë ditës edhe Presidenti Pendarovski ka kërkuar që ngjarja të zgjidhet sa më shpejt pasi po bllokohet e ardhmja evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Rajoni