Politike 3 Tetor 2018, 09:38

Skenari i ri, pazari i bashkive tërbon Monikën, kryetarja e LSI del hapur kundër Bashës, hedh në sulm ‘hajdutët̵

Shkruar nga Pamfleti
Skenari i ri, pazari i bashkive tërbon Monikën, kryetarja e LSI del

Skenari i ri, pazari i bashkive tërbon Monikën, kryetarja e LSI del hapur kundër Bashës, hedh në sulm 'hajdutët' e saj

Pas mesazheve të tërthorta përmes ‘ushtarëve’ të saj, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës. Kryemadhi ka folur sot vetë, duke i përcjellë mesazh të qartë Bashës për ndasitë në prag të zgjedhjeve lokale. Duke treguar detaje lidhur me planet e opozitës, Monika tha në emisionin ‘7pa5’ se opozita nuk do të jetë në Kuvend këtë javë.

Numri një i LSI u shpreh se në vijim opozita nuk do ketë më mbledhje të përbashkëta në rrethe, por aktivitete të tjera, teksa theksoi se do fillojnë përgatitjet për fushatën elektorale. E pakënaqur nga pazari i ndarjes së bashkive me Bashën, Monika ka aktivizuar ‘hajdutët’ e saj nëpër bashki për zgjedhjet e 2019.

“Do të ketë aktivitete të tjera, ku të gjithë partitë e opozitës, pasi opozita sot është në mazhorancë numerike. Rama është minorancë sot. Do të vinë hap pas hapi, do fillojmë konsultimet me strukturat e partisë pastaj me qytetarët.

Sigurisht që ne nuk mund t’i lëmë një proces Ramës që të bëjë s’i të dojë, por strukturat e opozitës, ne si LSI kemi filluar përgatitjet për bashkitë”, tha ajo.

Politike Lulzim Basha Monika Kryemadhi zgjedhjet lokale