Aktualitet14 Dhjetor 2018, 22:14

Skenari “Rudina” shkakton tmerr dhe kaos te Basha dhe Berisha, emri i partisë së re që po ideohet

Shkruar nga Pamfleti
Skenari “Rudina” shkakton tmerr dhe kaos te Basha dhe Berisha, emri

Skenari “Rudina” shkakton tmerr dhe kaos te Basha dhe Berisha, emri i partisë së re që po ideohet

PD në krizë, gati të përsëritet skema e viteve 1991-1995, kur Berisha sulmonte, diskretitonte, kërcënonte e pengonte edhe fiziksiht Azem Hajdarin, të mos thoshte ato që mendonte, duke e përjashtuar nga forumet e partisë dhe duke i hequr imunitetin, me synim burgosjen, gojë që iu mbyll, vetëm me plumb.

Në kongresin pa numër të PD, thuhet se do të ketë trazira e kaos, mes rrymash të reja e të vjetra, jo prej “Grupit të Kukësit, apo prej “Grupit të deputetëve” të flakur jashtë loje e partie nga Berisha-Basha, por nga një “stuhi e re”, që fryu më 8 dhjetor 2018.

Një informacion, i sapo ardhur në “PAMFLETI”, se “stuhia e re” që do “kthejë përmbys” kongresin e partisë së “Repulblikës së re”, është grupi i reformator anti-Berisha-Basha, që deputetja Rudina Hajdari, ka krijuar brenda PD, si lëvizje, për rizgjimin dhe rikthimin e idealeve të “Dhjetorit ‘90”, në partinë e krijuar prej babait të saj dhe zaptuar, prej Sali Berishës e “ushtrisë” së spiunëve e xhaketave të diktaturës, që desantoi në krye të saj Byroja Politike e PPSH.

Sipas informacionit, vajza e Azem Hajdarit, ka planifikuar të mbajë një fjalim të ashpër, kundër klikës së re e të vjetër, që ka uzurpuar e po mban peng PD, duke akuzuar lidershipin zyrtar e faktik, me argumentin se jo vetëm nuk kanë ditur të mbrojnë vlerat demokratike të PD, por as liderët e vlerave të “Dhjetorit ‘90”, duke aluduar hapur, për vrasjen e babait të saj, me adresim të akzuarin Berisha.

Dyshes Berisha-Basha, i ka shkuar në vesh, skenari “Rudina”, gjë që i ka futur në panik, ndaj kanë nisur veprimet, për ta penguar të flasë në Kongres, ose minimalisht, për “ta bindur”, të mos thotë ato që kanë menduar, ajo dhe 10 diskutantë “spontanë”, të cilët thuhet se janë pjesë e partisë së re, që po ideohet me emrin “PD e Dhjetorit ‘90”.

Deri tani, ka inforomacion, që vazja e Azem Hajdarit, nuk është futur në listën e diskutantëve, me justifikimin, sikur është “harruar nga protokolli”, që realisht e ka pëgatitur kunati i Lulzim Bashës. /Pamfleti

Kryesore