Aktualitet19 Gusht 2019, 10:35

Skenari/ Valdrini do “nusëroj” vetëm 72 orë kryetar; Rama do ta shkarkojë me kërkesë-propozim të Markut-Lleshajt; ja

Shkruar nga Pamfleti

Skenari/ Valdrini do “nusëroj” vetëm 72 orë kryetar; Rama do ta shkarkojë me kërkesë-propozim të Markut-Lleshajt; ja “shahu” ligjor  

Kryebashkiaku i zgjedhur, u dorëhoq sa për dekor, por nuk ka hequr dorë nga mandati, mbasi sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore”; dorëheqja nuk jepet pa marrë mandatin nga Këshilli Bashkiak, i cili nuk ka bërë konstituimin akoma, kështu që kryeministri, për të evituar zgjedhejt e reja në këtë zonë; e për të marrë Bashkinë Shkodër; nuk po përdor Nenin 61/b “me dorëheqje e përfundim mandati para kohe”, por nenin 62/a-b, me “Shkarkim nga këshilli Ministarve dhe drejtim të bashkisë me N/kryetar, që caktohet nga Këshilli Bashkiak me afat të përkohsmë 6 muaj-1 vit

Ditën e hënë 19 gusht 2019, Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja, ka njoftuar se do të konstituojë kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, Valdrin Pjetri dhe Këshillin Bashkiak, të votuar më 30 qershor 2019.

Referuar Ligjit Nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore” dhe Kodit Zgjedhor, dorëheqja e kryebashkiakut Pjetri është false e pa efekt ligjor; por u bë si lëizja e inskenuar prej Edi Ramës, sa për dekor e parfumosje morale, të imazhit të tij të degraduar; njohur tashmë nga shqiptarët dhe skeduar nga SHBA-BE, si i vetmi kryeministër në Europë, që qeverisë me banda e eksponentë krimi.

Lëvizja e dytë dhe vendimtare e Edi Ramës, për të marrë “de facto” Bashkinë Shkodër; është konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak; betimi i Valdrin Pjetrit në postin e kryetarit dhe emërimi i N/kryarëve të Bashkisë nga Pjetri, si nisje e lojës së “shahut” ligjor e ekzekutiv, që ç’ligjëron kryetaren Voltana Ademi dhe ia “droëzon” bashkinë PS.

Cili është varianti, që ka menduar të përdor Edi Rama, për të evituar zgjedhjet e reja në bashkinë Shkodër, të mundëshme pas skandalit “Pjetri”; me qëllim që të legjitimojë “fitoren” e 30 qershorit dhe të “pushtojë” Bashkinë e Shkodrës, mbajtur prej 28 vitesh nga PD”?

Nëse opozita, po kërkon zgjedhje të tjera (të reja), kryeministri ka vendosur ta zgjidh krizën “Pjetri”, duke përdorur përsëri Valdrin, por vetëm provizorisht, sa për të kaluar “dallgën e (Val)drinit të zi”, ku ai e fundosi më thellë Edi Ramën, duke fshehur bashkë me Ramën, dënimin për trafik droge në Itali.

Sipas skemës së Edi Ramës, i votuari Valdrin Pjetri, nuk njihet si kryetar i dorëhequr, mbasi ende nuk është i mandatuar si kryetar dhe nuk mund të dorëzosh diçka që nuk e ke; ndërsa dorëheqja ishte “tërheqje publicitare”, sa për pastrim çasti, të fytyrës së Ramës.

Pas konstituimit të këshillit, ku thuhet se do të jetë vetëm Tom Doshi, tashmë mbetur “guvernator” partiak e qeveritar i zonës; Valdrin Pjetri do të mandatohet e betohet si kryetar zyrtar i zgjedhur i Bashkisë-Shkodër, procedurë që i sipas nenit 60, të Ligjit Nr. 139/2015, i njeh nisjen kushtetuese të detyrës.

Me këtë konstituim të Këshillit Bashkiak dhe mandatim të Pjetrit; kryeministri kalon krizën e skandalit të rëndë dhe PS merr zyrtarisht çelësat e bashkisë; për të vazhduar lëvizjet e tjera të “shahut” që po luan, për të “djegur” skemën e opozitës, që po kërkon zgjedhje të reja, ose të përsëritura në Shkodër.

Do futet, apo jo Valdrin Pjetri në zyrën e kryebashkiakut të Shkodrës; kjo nuk ka asnjë rëndësi për Edi Ramën; mbasi nëse ditën e hënë datqë 19 gusht, do të bëhet konstitumi i tij, ai quhet “Kryetar Bashkie” dhe këtu, nis lëvizja tjetër e Ramës, për të “larë duart” me dy “V”-të: Valdrin-Voltana.

Burime nga PS, na kanë konfirmaur, se Valdrin Pjetri do qëndroj në detyrën “Kryetar Bashkie” vetëm afro 72 orë dhe do shkarkohet nga Këshilli i Ministarve, sipas Nenit 62/a-b të Ligjit Nr. 139/2015, me motivin: – Shkelje Kushtetue dhe dënuar, për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata”; ndërsa bashkia do drejtohet me N/kryetar për 6 muaj-1 vit, të caktuar prej Këshillit Bashkiak.

Ja teksti i betimit, që do lexoj Valdrin Pjetri (Neni 50, Ligji Nr. 139/2015)

“BETOHEM NË NDERIN TIM, se do të kryej me ndërgjegje detyrën e anëtarit të këshillit bashkiak dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve. Betohem se në të gjithë veprimtarinë time do të udhëhiqem nga interesat e shtetasve të bashkisë (emri i bashkisë përkatëse) dhe do të punoj me ndershmëri e përkushtim për zhvillimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre”.

Me këtë skenar të Ramës, ka lidhje dhe vonesa e qëllimshme Arta Markut, për mos shpalljen e vendimit për mashtrimin e Valdrin Pjetrit; që shkarkimi të jetë i motivuar me kërkesë nga prokuroria, për gjoja vazhdim procedurash ligjore, ngaqë Pjetri, pas datës 19 (nëse betohet),  quhet i zgjedhur me mandat; ndërkohë që gjithë seria e këtyre letrave false, është bërë gati për t’u ekzekutuar, fill pas shpalljes “Kryetar”./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

codramol
smile

Kryesore ja “shahu” ligjor Rama do ta shkarkojë me kërkesë-propozim të Markut-Lleshajt Skenari Valdrini do “nusëroj” vetëm 72 orë kryetar