Sport 8 Gusht 2019, 20:22

Skënderbeu bën boom, nënshkruan me dy lojtarë

Shkruar nga Pamfleti
Skënderbeu bën boom, nënshkruan me dy lojtarë

Pas zyrtarizimit të trajnerit Daja, Skënderbeu ka nisur të marrë formë, teksa ditën e sotme janë bërë zyrtare edhe 2 goditjet e para në merkato. Bëhet fjalë për portierin Enea Koliçi dhe mbrojtësin Marvin Turtulli.

Njoftim – “Pas akordit paraprak, klubi ka nënshkruar sot me 2 lojtarë. Gardiani Enea Koliçi dhe mbrojtësi Marvin Turtulli prej sot janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut.

Enea Koliçi ka nënshkruar me presidentin Ardjan Takaj kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për një sezon. 33-vjeçari do të mbajë në shpinë numrin 1.

Prapavijën e plotëson Marvin Turtulli. 24-vjeçari ka nënshkruar kontratën që e lidh me KF Skënderbeu për 3 sezone.

Ish lojtari i Dinamos, Teutës, Kukësit dhe Tiranës shihet si një përforcim mjaft i rëndësishëm për të ardhmen.

Sport