Sport17 Prill 2018, 10:03

Skënderbeu klubi i vetëm shqiptar që hyri në tregun e huaj, bëri 5 shitje “big” në vetëm 2.5 vjet

Shkruar nga Pamfleti

Skënderbeu klubi i vetëm shqiptar që hyri në tregun e huaj, bëri 5 shitje “big” në vetëm 2.5 vjet

Kristal Abazaj befasoi dje me lëvizjen e tij drejt klubit të njohur belg, Anderlehtit, duke bërë që në arkat e Skënderbeut të vijnë shumë para. Vetë klubi korcar e kishte blerë për 100 mijë euro nga Luftëtari dhe e kishte lënë në Gjirokastër që të luante rregullisht. Por dje menaxherët dhe lojtari ishin fuke firmosur kontratën e re, gjë që e bën klubin korcar të vetmin nga klubet shqiptare që ka hyrë me mjaft sukses në treg.

 

Kjo edhe falë lojtarëve të mirë e cilësorë që i ka zgjedhur ndër vite, por edhe strategjisë që ka ndjekur me menacherët dhe lojën pozitive në treg. Në harkun kohor të dy viteve e gjysmë, Skënderbeu ka bërë 5 shitje “big”, nga ku ka fituar disa milionë euro, gjë që nuk mendohej më parë për një klub shqiptar. kësaj teme i mëshon edhe “Supersport”, që evidenton shitjet më të shtrenja.

1.Piter Olayinka ishte i pari futbollist që u largua nga Kategoria Superiore për një shifër rekord pasi nga transferimi i tij te Gent, korçarët përfituan rreth 1,1 milionë euro.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

2.Vetëm disa ditë pas largimit të Olayinkas, Skëndërbeu shiti në Rusi një tjetër lojtar të spikatur, Bernard Berishën për rreth 600 mijë euro te Anzhi në Premier Leaguen ruse.

3.Agim Zeka ishte i treti i larguar. Edhe pse talenti i kombëtares Shpresa kishte luajtur fare pak me bardhekuqtë, falë dyshes Haris Fakic-Shkumbin Qormemeti, Zeka u transferua te Lille në Francë për 300 mijë euro.

4.Në verë menjëherë pasi siguruan kualifikimin në grupet e Europa League duke kaluar 4 ture dhe duke bërë historinë, korçarët u privuan nga shërbimet e Liridon Latifit i cili u transferua në Hungari te skuadra e Puskas Akademia. Nga shitja e Latifit, Skënderbeu përfitoi 1 milionë euro.

5.Kristal Abazaj ishte i fundit lojtar që la Skënderbeun për të kaluar në një klub të rëndësishëm europian. Edhe pse nuk u aktivizua aspak te korçarët, bardhekuqtë përfituan 750 mijë euro nga shitja e një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit shqiptar. Abazaj nuk është shitja më e shtrenjtë e Skënderbeut kjo edhe për faktin se bardhekuqtë nuk kontribuan aspak në rritjen e tij si futbollist, megjithatë është ndoshta shitja më e bujshme e Skënderbeut pasi duket e pabesueshme kur e mendon që një lojtar që në 2 sezonet e fundit ka luajtur për një skuadër modeste si Luftëtari dhe që prej sezonit të ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e gjigandëve belgë të Anderleht. Ky element tregons e Skënderbeu di të luajë tashmë dhe në tregun ndërkombëtar dhe ofron siguri tek palët në marrëveshje. Ai (klubi) ka tani një pasaportë që duhet vlerësuar. /Pamfleti Sport

 

Sport