Kronike20 Shtator 2018, 20:33

Skifterët shqiptarë ngrejnë grup kriminal për vjedhje, grabisin 24 banesa dhe qindra mijëra euro (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Skifterët shqiptarë ngrejnë grup kriminal për vjedhje, grabisin 24 banesa dhe qindra mijëra euro (Foto)

Policia italiane ka nxjerrë emrat dhe fotot e katër shtetasve shqiptarë të cilët në disa raste në bashkëpunim dhe në disa raste individualisht kanë kryer mbi 24 grabitje banesash.

Shqiptarët të moshave nga 19 deri në 31 vjeç janë arrestuar dhe auzohen për grabitje banesash duke shkaktuar dëme nga 3 mijë euro deri në 20 mijë euro për çdo rast.

Të arrestuarit janë Klodian Illi, Klevjan Musaku, Kreshnik Uku dhe Xhoni Cani.

Ky grup vepronte në bolonja dhe ka kryer grabitje në vitet 2017-2018 dhe hetimet kanë nisur vitin e kaluar kur në një apartament të grabitur u gjetën gjurmat e gishtave të një shqiptari dhe arrestimi i tyre u bë në mars të këtij viti.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike Arrestim Itali shqiptarë skiftere