Aktualitet16 Nëntor 2018, 15:08

“S’kishte letër higjenike”/ Ironia goditëse: Në këtë kohë kur vendi kërkon duar të pastra, ti kërkon b*thë të p

Shkruar nga Pamfleti
“S’kishte letër higjenike”/ Ironia goditëse: Në

“S’kishte letër higjenike”/ Ironia goditëse: Në këtë kohë kur vendi kërkon duar të pastra, ti kërkon b*thë të pastër!

 Largimi i Taulant Mukës nga posti i zv.ministrit të Arsimit vetëm dy javë pas mori detyrën ka shkatuar reagime të shumta. Ylli Dylgjeri godet me ironi vendimin e tij  teksa shkruan, “U nxitove Taulant! Je mësuar në perendim Ti që ta lan bythën sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja  dhe dora punon! Në këte kohë kur vendi kërkon duar të pastra, Ti kërkon bythë të pastër!”

Reagimi i plotë:

U nxitove Taulant! Doje dhe letër higjenike? Eshtë arsye për të  lënë punën kjo Taulant? Për të lënë Ministrinë? Unë them jo! Të mblidhje bythën Taulant! Çfarë është këtu Danimarkë që duhet bytha e pastër? Në këtë vend nuk ka më letra! Eshtë mbyllur edhe Drejtoria e letrave të popullit. Vetëm on line! Gjithshka on line Taulant!

Dhe pastaj nëse jo, ti drejtoheshe PLATFORMES QEVERISESE. Do shihje Ti si  të zgjidheshin pastaj edhe bytha, edhe letrat higjenike. Do të shihnim në TV-të se si do të ishte zgjidhur halli. Po ti…U nxitove Taulant! Je mësuar në perendim Ti që ta lan bythën sifoni hidrahulik. Por jo, këtu vetëm goja  dhe dora punon! Në këte kohë kur vendi kërkon duar të pastra, Ti kërkon bythë të pastër!

U nxitove Taulant!  Doje dhe arkiv e shkresa në zyrë nga paraardhësi. Tutkun! Si i kërkove xhanëm. Kush le gjurmë në zyrë  kur le punën në këtë vend. Po s’ke faj. Je fresh. Nuk e di Ti si dalin me thes të zi shkresat në koridor te institucionit. Po erdhe në kohë e kape ndonjë letër, po vonove, do e bësh nga e para arkivën e zyres. E fundit Taulant.

Ti ishe zv Ministër. Edhe këtu ke gabuar Taulant. ZëvëndësMinistri ankohet, largohet, pastrohet, në mungesë dhe me porosi të Ministrit.Ti, Ministren e ke gjallë. U nxitove Taulant!

 

Forum Taulant Muka