Sport16 Nëntor 2018, 15:16

Skocisë i largohet dhe një lojtar, a formojnë dot formacion?!

Shkruar nga Pamfleti
Skocisë i largohet dhe një lojtar, a formojnë dot formacion?!

Deliri/ Skocezët nuk i përfillin kuqezinjtë, mendojnë se do të fitojnë lehtësisht dhe thellë

Situata tek ekipi skocez i Alex McLeish është shumë e vështirë. Skocia ka humbur dhe titullarin e radhës për shkak dëmtimi.

Federata Skoceze e Futbollit ka bërë me dije në “Twitter” se i larguari i radhës është 21-vjeçari, Kieran Tierney. Mbrojtësi i Celltik-ut nuk do të jetë i gatshëm për ekipin e tij për ndeshjen e rëndësishme kundër Shqipërisë.

Numri i të dëmtuarëve te Skocia shkon në 9 dhe mund të jetë e vetmja ndeshje që tekniku Panucci nuk mund të qahet për mungesat e tij. Mcleish nuk do të ketë të gatshëm portierin MacDonald, përpos tij dhe Gordon, Mulgrev, MecDonald, O’Donnell, Naismith, Griffiths dhe Tom Cairney. Praktikisht një formacion i tërë, madje në Skoci janë të merakosur se si do të formojnë një formacion të plotë kundër Shqipërisë.

Sport Alex McLeish Skocia