Skuthët e LSI-së: “Çfarë di Xhafa që i dhemb kaq shumë Edi Ramës?”

Skuthët e LSI-së: “Çfarë di Xhafa që i dhemb kaq shumë Edi Ramës?”

Tashmë  çdo ditë e më shumë po kristalizohet një pakt mes ish ministrit Fatmir Xhafaj dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nëse sa ishte i veshur me petku e ministrit e mbronin, duke heshtur tashmë që është çveshur nga kjo detyrë eksponentë të LSI-së janë kthyer në mburojë të sulmeve ndaj tij.

“Çfarë di Xhafa që Edi Rama e hedh atë në turren e druve? Edi Rama vetem tani njohu Fatmir Xhafen. Media e acaparuar trashe, po kaq trashe ben sikur zbulon Xhafen sot. Po e njejta media qe ka shkruar elegji dhe antologji te tera mediatike per Xhafen ideator e realizues te reformes ne drejtesi,zbatues i reformes ne polici,njeriut qe godiste grupet kriminale,qe asgjesonte drogen e Tahirit etj etj sot post mortum zbuloi Xhafen “e vertete”.

Se sa i madh eshte akaparimi, trasta apo zhakja, gjejeni vete emrin, kete e di vetem Edi Rama se eshte edhe ai hallexhiu i madh, po vertet hallexhiu i madh. Top Chanel nuk tha asgje te re per Xhafajn,por rixhiroi nje film te vjeter me nje cmim te ri, per nje hesap te ri dhe per nje hall te madh te ri te Edi Rames.

Xhafaj eshte po i njejti, por Rama ka ndryshuar…..nga halli i madh. Çfare di Xhafa qe i dhemb kaq shume Edi Ramen qe e detyron te urdhëroje djegjen e tij ne turren e druve”, shkruan Petrit Vasili.

Me sa duket ajo që e di Fatmir Xhafa e dinë edhe LSI dhe është pikërisht kjo kartë që “e dogji” edhe si ministër. Politika shqiptare në rrezik nga reforma në drejtësi ka nisur “gjuetinë e shtrigave”, duke hapur kartat e shantazheve.  Mbetet për t’u parë se kush do shkrihet e kush do i mbijetojë kësaj “lufte të egër”.

Reagimi i Vasilit vjen pasi emisioni “Top Story” transmetoi një profil për ish-ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj. Në emision u transmetuan pamjeve të pa transmetuara ndonjëherë të Xhafajt në kohën e komunizmit. Deri tani e kishim parë si foto, por më poshtë është edhe VIDEO e Xhafajt të lumtur dhe krenar që i shtrëngon fort dorën udhëheqësit komunist, Enver Hoxha. Herë pas here i fut edhe krahun dhe mbështet kokën tek supet e tij. Në një moment tjetër, Xhafaj puth me përzemërsi një tjetër udhëheqës komunist, Mehmet Shehun.

 

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti