Aktualitet12 Gusht 2019, 22:33

Socialistët “të krimbur” në borxhe, Majko, Balla e Braçe me kredi të majme ende të pambyllura

Shkruar nga Pamfleti
Socialistët “të krimbur” në borxhe, Majko, Balla e

Figurat kryesore të Partisë Socialiste janë të zhytur në kredi, nga sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën.

I vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është numri dy i qeverisë. Diploma e ekonomisë dhe detyra si kryetar i komisionit të ekonomisë e kanë ndihmuar për t’i menaxhuar më mirë shpenzimet dhe detyrimet.

Sipas formularit të pasurisë Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro. Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste.

Pandeli Majko i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet të paguajë edhe 40 mijë euro kredi dhe këstin e shtëpisë. Gjithashtu shpenzimet për shlyerjen e këstit të banesës dhe një pjesë të kredisë i kanë kushtuar atij rreth 125 mijë euro pagesa.

Ndërsa përgjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë ministri ka arkëtuar vetëm 28 600 euro. Në të njëjtën pozitë të përafërt me Majkon ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili gjatë vitit të shkuar ka fituar rreth 35 mijë euro, ndërsa mbetet borxh me bankat dhe personat fizikë rreth 34 mijë euro.

Balla ka një borxh prej 13 400 euro ndaj një personi fizik, ndërsa pjesën tjetër kredisë dhe kartës së debitit. Një ndër themeluesit e selisë rozë, njëkohësish kryetar i Kuvendi nuk ka asnjë kredi për të shlyer, por gjatë 2018 ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro. Edhe pse shumë vite në politikë dhe poste drejtuese, Gramoz Ruçi fiton më pak krahasuar me Erion Braçen, Pandeli Majkon apo Taulant Ballën. /OraNews

Aktualitet