Anti-Mafia 2 Tetor 2018, 14:51

Sojlitë që u kthyen në sojsëzë: ja “djemtë e këqinj” të politikës shqiptare

Shkruar nga Pamfleti
Sojlitë që u kthyen në sojsëzë: ja “djemtë e

Sojlitë që u kthyhen në sojzëzë: ja “djemtë e këqinj” të politikës shqiptare

Rasti i Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të “pagojë” të PS-së, Rahman Raja, është rasti i fundit dhe në fakt një nga më të bujshmit të sjelljes brutale të një qytetari në pushtet.

Por nuk është as i vetmi e as i pakti në politikën shqiptare.

“Bad Boys” njihen prej vitit 1990 dhe madje nuk dolën nga familje të hurit e të litarit, apo fisesh të fortësh siç është ish-kryekomunari i Niklës sot deputet Rrahman Rraja, por pinjollë “familjesh të mira” apo të ashtuquajturit “sojli”.

Para Rexhepit, rasti më i tmerrshëm nga të gjithë është ai i djalit të Luiza dhe Gjergj Xhuvanit, artistë të njohur ndërkohë që Luiza ishte edhe deputete me dy mandate e PS-së.

Kostandin Xhuvani pasi vrau një bashkëmoshatar të tijin në vitin 2011 dhe u lirua nga gjykata, vetëm 4 vjet më pas vrau 4 persona në mes të Tiranës.

Në fakt vetëm këta të dy nuk janë të vetmit pas hekurave. Është edhe Agroni (Geroni) vëllai i Ministrit të Brendshëm që po vuan burgun në Romë për trafik droge.

Po ashtu edhe djali i Mhill Fufit, ish-deputet është dënuar në Britanianë e Madhe.

Por nejse nuk bëhet fjalë për “skiftera” si Xhepi i Rrahmanit apo djali i Mhillit, i Tomës, apo i të fortëve të politikës që kanë mbushur vendin dhe në provincën e tyre sillen si bejlerë të krahinave.

Por edhe fëmijët e të ashququajturës “elitë” janë sjellë në këtë vend si hora e madje më të këqinj se skifterat.

A nuk ishte i tillë djali i ish-ministrit të Drejtësisë Kudret Çela që ishte pjesë e grupeve të trafikantëve të drogës dhe që gjeti edhe vdekjen më pas.

A nuk ishte i tillë Zeni i Saliut që u lidh me të fortët sa ishte këthi.

A nuk ishte i tillë Sokoli, djali i Fatos Nanos që sot është bërë edhe biznesmen, madje edhe drejtor i madh në administratë.

Djemtë e Spartak Brahos, sa i ati ishte me pushtet meruan jo vetëm Durrësin por edhe Tiranën, madje u përfshinë edhe në një skandal si puna e Rexhepit, por që ja mbylli Baba Taku me çantën e tij mistike.

A nuk ishin të tillë djemtë e Arta Dades që sot janë biznesmenë dhe e kanë ulur dozën e dhunës verbale por që krijuan imazhin e “bad boys”-ave të Tiranës.

Po djali i Fari Balliut që dilte në rrjetet sociale me imazhin e një gangsteri, a nuk u bë deputet mu për këtë dhe sot vetëm bërtet e gërthet në Kuvend, edhe pse ka kryer një universitet në Britani?

Gjithçka nis pikërisht nga truri, koncepti për të shitur luksin në milet si arrogancë e kamjes dhe më pas përfundon më dhunë.

Vajza e Xhelal Mziut që reklamonte blerjet milionere, apo djali i Adriatik Llallës që bënin të njëjtën gjë me çunin e Faros, janë ende në fazën e parë të asaj që Xhepi i Niklës bënte në instagram, por që ky i fundit nuk e ndante kallashin.

“Djemtë e këqinj” të politikës nuk i prodhoj as Qifja, as Toma e as Rrahmani, por politika e lartë me regji qendrore./Pamfleti

 

Anti-Mafia ja “djemtë e këqinj” të politikës shqiptare Sojlitë që u kthyhen në sojzëzë