Sport21 Gusht 2019, 19:16

Solskjaer dënon Pogbanë, merret vendimi nga United

Shkruar nga Pamfleti
Solskjaer dënon Pogbanë, merret vendimi nga United

Paul Pogba është vënë në qendër të kritikave për penalltinë e humbur ndaj Wolves, ku Manchester United barazoi 1-1.

Për këtë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka vendosur që penalltitë të mos i godasë më mesfushori francez, pasi përqindja e gabimeve të tij është tepër e lartë. Goditësi i parë i 11-metrashve do të jetë Marcus Rashford.

“Daily Mail” ka zbuluar se tashmë ky vendim i është komunikuar edhe Pogbas nga vetë trajneri norvegjez, por ende nuk dihet reagimi i futbollistit që është përfolur për largimin drejt Real Madridit gjatë gjithë merkatos së verës.

Sport