Kulture28 Tetor 2019, 19:54

Sot, 21 vjet pa shkrimtarin e madh/  Sylvia Plath dhe Ted Hughes – Derisa vdekja të na ndajë…!

Shkruar nga Pamfleti

Një mbrëmje, tek lexoi një tufë poezish, nuk e dinte se autori i tyre, do t’ia shënjonte gjithë pjesën tjetër të jetës, madje, edhe vdekjen.

Më 25 shkurt të vitit 1956, 23-vjeçarja Sylvia Plath, u fut në një dhomë plot me njerëz në Kembrixh. Pak çaste më vonë, sytë e saj mbetën tek ai që ajo do e përshkruante në ditar me këto fjalë: një djalë i gjatë, brun dhe tërheqës’.

Pak çaste më vonë, kur kishte rrëkëllyer disa gota, ajo pa me cepin e saj të syrit, dikë ti afrohej.

Ishte ‘djali tërheqës’, ai të cilin më herët e kishte parë duke kundruar femrat përreth. U prezantua si Ted Hughes. Plath e shënoi këtë takim- tashmë një ndër më të famshmit në historinë e letërsisë.

Tërheqja ishte e menjëhershme.

Ndërsa i fliste për veten e për punën që bënte, Ted e puthi në buzë plot pasion.

Më pas, i hoqi kordelen e kuqe, e tërhoqi aq sa asaj i ranë vëthët e argjendtë. Teksa ai rrekej ta puthte në qafe, ajo e kafshoi në faqe. Kur ata dolën nga dhoma, atij i rridhte gjak.

Ende shumë vite prej vdekjes së saj, hija e madhe e Hughes errëson disa aspekte të jetës së Plath, përfshirë edhe të dashurit e mëparshëm.

Para se të njihte Ted, ajo kishte dalë me dhjetra djem. Asokohe mendonte që nuk mund t’ia kushtonte gjithë dashurinë e saj vetëm një njeriu.

Dikur, Sylvia kishte besuar edhe se Richard Sassoon, ishte i vetmi që donte, i zgjuar dhe plot intuitë. Kishte njohur shumë meshkuj, kishte dalë me ta, kishte pirë, kishte qeshur, por të gjitha, para se të njihte Ted.

Katër muaj pas asaj mbrëmje në Kembrixh, Ted Hughes dhe Sylvia Plath, u martuan.  Në dasëm ata i premtuan njëri-tjetrit, derisa vdekja të na ndajë,  por teksa udhët e tyre i ndau jeta, edhe vdekja nuk qëndroi larg.

Jeta me Ted, në fillim i ngjante një përralle.

Pas muajit të mjaltiti në Spanjë, çifti u vendos në një shtëpi të qetë. Sylvia kaloi disa provime ndërsa Ted filloi të jepte mësim.

Ata duheshin, ishin të lumtur, po shkruanin dhe letërsia e tyre kishte sukses. Me kalimin e viteve, u bënë prindër të dy fëmijëve.

Çdo gjë duket se po shkonte mirë, derisa në shtëpinë e tyre, pritën për vizitë, çiftin Assia dhe David Ëevill, ajo punonjësve e një agjencie reklamash, ai poet kanadez.

“Do të bëj për vete Ted”, i kishte thënë Assia kolegëve të saj mëngjesin e ditës që do shkonte me të shoqin pranë çiftit Hughes-Plath. Marrëdhënia e dy familjeve po bëhej më e afërt, derisa Sylvia pa tek putheshin në kuzhinë, në kuzhinën e saj Ted  dhe Assia. Më vonë, ajo do të mësonte se ai e ka tradhëtuar disa herë me të. Çdo gjë u thye!

Ndërsa ajo e nxjerr nga shpia, ai shkon fluturimthi në shtëpinë e së dashurës, me një valixhe e një shishe shampanjë. Assia ishte shtatzënë, priste një fëmijë.

Më 11 shkurt 1963, Sylvia, i jep fund jetës në apartamentin e saj në rrugën Fitzroy. Vdiq nga rrjedhja e gazit. Para se ta bënte këtë, u sigurua që fëmijët të ishin në dhomën e tyre. Shkoi në kuzhinë, mbylli derën, hapi gazin dhe qëndroi aty derisa ra pa ndenja.

Ishte 30 vjeç.

“Para se të vdiste erdhi një natë tek unë. Më tregoi ilaçet  që  kishte me vete. Më pyeti se cili prej tyre do ta bënte të flinte. Më vonë më tregoi për Ted  dhe Assia. Më tha se i shoqi e kishte çuar Assian në Spanjë. Ishte keq, ishte xheloze, ishte e inatosur.

Të nesërmen, u bë e bukur, dhe doli të taklonte dikë. Nuk më tha se kë, por mësova se takoi Ted. Ndërsa të pas, u kthye, mori fëmijët e shkoi në shtëpinë e saj. Mëngjesin e ditës tjetër, mësova se ajo kishte vrarë veten”, ka treguar mikja e saj, Jillian Becker.

Kishte lënë pas dy fëmijë të mitur, e një dashuri të madhe që nuk mundi ta ruante.

Sylvia Plath kishte kaluar një jetë të vështirë para se të hynte në atë mbrëmje në Kembrixh, përfshirë edhe një luftë  6 mujore me depresionin në një spital. Shkrimtarja, poetja e njëherazi ikonë e feminizmit, besonte se femra kishte po aq të drejtë sa mashkulli për të pasur disa eksperienca seksuale.  Ajo kishte lindur në ShBA dhe vdiq në Angli, aty ku studioi, u martua, u bë nënë dhe vdiq.

“Muaji i fundit i jetës së saj, ka qenë më prodhimtari jo vetëm për të, por për gjithë historinë e letërsisë në anglisht të asaj decade. Zemërimi ndaj burrit dhe babait ushqejnë këto poezi të errëta, neurotike, të fuqishme, të cilat megjithëse u shkruan në zgrip të jetës, përmbajnë një spektër të gjerë e të thellë të ndjenjës njerëzore. Në këto krijime ne gjejmë poezi për fëmijët e saj, për natyrën, fëmijërinë. Në pamatshmërinë e procesin natyror egoja romantike gjen diçka po aq të madhe sa edhe vetja dhe reagimi i Plath-it ndaj natyrës është i ngjeshur, i palatuar”, ka shkruar Agron Tufa për të.

Pas vdekjes, më 1982 u nderua me çmimin Pulitzer, për veprën “The Collected Poems”.

Letrat e Ted

A e ka falur vallë veten Ted për Sylvian? Më 1998, ai filloi botimin e “Letrave të ditëlindjes”, një përmbledhje e  mrekullueshme që i adresohej gruas së tij të parë.  Ato tregojnë për dashurinë  e tij të ëmbël për Plath gjatë martesës së tyre, madje zbulojnë se ai e thërriste atë  “Push-Kish Ponky”. Në ato letra, mundesh gjithsesi të ndjesh ndjenjën e fajit dhe ankthin për vdekjen e saj. Pak kohë pas vetëvrasjes së Sylvia-s, Ted shkroi: “Unë isha ai që mund ta ndihmoja, dhe i vetmi që nuk arrita të shihja se sa shumë nevojë kishte  për mua.”

Për Sylvia Plath

Mars 1956

Sylvia, atë natë thjesht u përpoqa të kuptoja se sa I lëmuar ishte trupi yt.  Kujtimi I tij, më përshkon.  Nëse nuk vjen në Londër tek unë, do të vij unë në Kembrixh.  Do të jem në Londër deri me datën 14. Shijoje Parisin…

 9 ose 10 tetor 1956

…Do të qëndrojmë në hotel. Dhe do të të puth[…]

Të dua Sylvia, gjithë ditën, gjithë natën, nuk mundem të fle. Mendimet për ty dhe mungesa jote më ka lënë në vendnumëro. Të dua, të dua, të dua. Shumë dashuri për bashkëshorten time, Ted.

1 ose 2 tetor 1956

Krevat i vetmuar. Mënyra se si më mungon është budallak.

Sot ndjehem si dikush me gjysmë truri të operuar.

Por jeta që kemi vendosur të bëjmë është më e mira.

Duhet të shkojmë në Spanjë. Më pas do të kemi të gjithë jetët tona. Ti vazhdo ta ruash martesën tonë Sylvia ashtu si unë, dhe nuk do të ketë asnjë arsye pse ne të mos jemi të lumtur, siç kemi thënë që do të jemi. Mos lër asnjë budallallëk të ndërhyjë mes nesh. Natën e mirë, e dashur, e dashur, e dashur…

Paçka poezisë, letrave a ndenjave të fajit, dy ditë pas vdekjes së Plath, ndërsa Ted priste vizita,  Asia Vevill shtrihej në krevatin e saj. Madje ai do të jetonte për disa kohë në shtëpinë e gruas  me të dashurën e tij, duke e lejuar atë të lexonte disa prej dorëshkrimeve të saj. ( Përgatiti: Marta Kolli)

codramol
smile

Letersi Sylvia Plath dhe Ted Hughes – Derisa vdekja të na ndajë…!