Bebe Rexha sot numëron disa hite, me të cilat garon në tabela muzikore me yjet më të njohur të kësaj industrie.
Po ashtu, ajo ka shkruar këngë për artistë të njohur dhe ka realizuar duete me disa prej tyre, të cilat rezultuan të suksesshme.
Së fundi, Bebe iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjete sociale, të cilët dëshironin të dinin më shumë rreth saj.
Një prej tyre e pyet se cila është puna që e ka bërë para se të bëhej këngëtare.
“Kam punuar në “Saks Fifth Avenue”, kam shitur parfume”, ishte përgjigja e Bebe Rexhës.