Aktualitet 8 Maj 2019, 08:02

Sot kufizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, si do të devijojë trafiku

Shkruar nga Pamfleti
Sot kufizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, si do

Sot kufizohet qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, si do të devijojë trafiku

Nga sot, qarkullimi i në autostradën Tiranë-Durrës do të kryhet më i kufizuar në një segment të saj.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor sqarojnë se nga ora 08.00 e mëngjesit nisin punime nga ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë, e për pasojë lëvizja e mjeteve do të drejtohet në një korsi deri më 17 maj.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se, duke nisur nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:
– Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë.
Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar”, sqaron ARSH.

Aktualitet