Aktualitet10 Tetor 2019, 09:03

Sot mblidhet komisioni për reformën zgjedhore/ Pas braktisjes, mazhoranca sërish ftesë PD-së

Shkruar nga Pamfleti

Sot mblidhet komisioni për reformën zgjedhore/ Pas braktisjes, mazhoranca sërish ftesë PD-së

Sot në orën 10, mazhoranca ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në rend të ditës  për diskutim ka ecurinë e agjendës së punës dhe konkluzionet e  tryezës së organizuar nga OSBE  në 5 shtator me pjesëmarrjen e gjithë faktorëve përfshirë  dhe ata politik.

Të ftuar në mbledhjen e sotme janë edhe përfaqësues nga opozita. Mësohet se PD e ka rrefuzuar ftesën më të njëjtin argumentim si herën e kalaur. Shkaku konsiston në faktin se opozita kërkon ngrtjen e një strukture të posaçme për bërjen e reformës .

“Reforma mund të kryhet nga një strukturë e posaçme e jo nga një komision ku në përbërje ka individë që janë përfshirë në krim  zgjedhor.”, janë shprehur përfaqësuesit opozitar mbledhjen e mëparshme.

RTV Ora, kontaktoi përfaqësues të lartë të PD, të cilët ripërsëritën qëndrimin se ai komision nuk ka legjitimit, duke theksuar se reforma nuk mund të kryhet nga individ që janë subjekt i krimeve zgjedhore.

Të njëjtat zyrtarë të kontaktuar, thanë se opozita e ka bërë publik platformën për reformën zgjedhore, duke theksuar se vetëm me pranimin e saj Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të behën pjesë.

Platforma e demokratëve përbëhet nga 5 pika, ku dominon kushti që reforma zgjedhore të kryhet nga një strukturë e posaçme, ku pjesë e së cilës të jenë edhe përfaqësues të SHBA-ve dhe Evropës.

Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar për Reformën Zgjedhore të inicuar nga OSBE, pati disa incidente dhe braktisje të tryezës fillimisht nga opozita jashtë paralamentare dhe disa deputetë të tjerë të opozitës së re.

codramol
smile

Aktualitet