Aktualitet17 Korrik 2019, 09:12

Sot senaca gjyqësore, Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatë

Shkruar nga Pamfleti
Sot senaca gjyqësore, Saimir Tahiri mbërrin në Gjykatë

Shtyhet seanca gjyqësore, shpërthen Tahiri: Kanë humbur letrat, ka rënë Republika!

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku do të zhvillohet seanca gjyqësore në ngarkim të tij dhe 3 ish zyrtarëve të policisë.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka kryer veprat penale ‘Trafikimi i narkotikëve’, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, ‘Grup i strukturuar kriminal’ dhe ‘Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kirminal’ parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4/ dhe 333/a/2 të Kodit Penal.

Seanca është shtyrë 2 herë, ndërsa vetë ish-ministri kërkon që procesi ndaj tij mos zvarritet.

Dështimi i Seancës së dytë-Vendimi për shtyrjen e seancës u mor pasi prokura e një prej të pandehurve, Gjergj Kohilës nuk ishte e rregullt.

Dy të pandehurit Jaeld Çela dhe Sokol Bode paraqitën prokura përfaqësimi por që kishin përcaktuar se kishin dijeni për seancën. Ndërkohë kjo gjë nuk është bërë nga i pandehuri tjetër në mungesë Kohila, i cili kishte paraqitur një prokurë për tu përfaqësuar nga një avokat por nuk kishte përcaktuar në të se kishte dijeni për seancën.

Kjo procedurë u bë shkak për prishjen e procesit gjyqësor.

Dështimi i seancës së parë – Seanca e parë ndaj Tahirit më 19 qershor në Gjykatën e Krimeve të Rënda dështoi.

Ish ministri ishte i pranishëm në gjykatë i shoqëruar nga dy avokatët e tij. Ndërsa tre të pandehurit e tjerë në mungesë, ish zyrtarët e policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergji Kohila e Sokol Bode kishin autorizuar  mbrojtesit  e tyre ti përfaqësojnë.

Akuzat ndaj Tahirit – Ish-ministri përballet në gjykatë me 3 akuza: “Trafikimi i narkotikëve, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grup i strukturuar  kriminal”.

Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, Tahiri ka qenë garant i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës. Në të njëjtin proces janë të pandehur edhe tre ish zyrtarët e lartë të Policisë së Vlores, Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, ende të pa arrestuar.

Aktualitet Saimir Tahiri senaca gjyqesore