Aktualitet25 Qershor 2019, 13:27

“SPAK urgjentisht të jetë funksional!”, thirrja e Soreca-s që tremb qarqet më të larta politike

Shkruar nga Pamfleti
“SPAK urgjentisht të jetë funksional!”, thirrja e Soreca-s

Paraditen e sotme, ambasadori I Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim zyrtar me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Soreca ka theksuar se KLP është në fazat e fundit e përzgjedhjes së prokurorëve, hap ky që do të shërbejë për ngritjen e SPAK, aq shumë të komentuar edhe në qarqet politike ditët e fundit. Gjatë takimit, kreu i diplomacisë evropiane ka vënë theksin pikërisht te kjo strukturë e drejtësisë, duke kërkuar funksionimin urgjent të strukturës, që do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

“KLP në fazën e fundit të përzgjedhjes së kandidatëve. Është shumë e rëndësishme që SPAK të funksionojë sa më shpejt të jetë e mundur, për të përmirësuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Soreca.

Aktualitet