Sport26 Gusht 2018, 12:27

Spalleti i bindur për triumfin e Interit, ja çfarë thotë para ndeshjes me Torinon

Shkruar nga Pamfleti
Spalleti i bindur për triumfin e Interit, ja çfarë thotë

Pas dështimit në javën e parë të Serisë A, ku u mund 1-0 në fushën e Sassuolo, skuadra e Interit është e detyruar të fitojë ndaj Torinos në ndeshjen që zikaltërit do të luajnë në “San Siro”.

“Humbja në ndeshjen e parë vuri disi në diksutim aftësitë tona, mundësitë që kemi për të luftuar deri në fund për titull, ndaj fitorja ndaj Torinos do të rikthente qetësinë dhe besimin te forcat tona”, u shpreh Spalletti.

“Më vjen keq që skuadra vuan këtë mentalitet, që nuk arrin të tregojë se ka një potencial të madh. Ndoshta ky është fillimi, pasi jemi një ekip që po kolaudohet pas ndryshimeve që bëmë në merkato, por çdo humbje është në dëmin tonë”

“E dimë se çfarë duhet të bëjmë në këtë ndeshje ndaj Torinos, por në fund rëndësi ka vetëm fitorja. Nuk duhet të vëmë më në diskutim aftësitqë tona dhe të hedhim në erë punën e mirë që kemi bërë deri më tani”, tha Spalleti.

Sport Inter