Sport26 Mars 2018, 15:00

Spalleti: Icardi do të jetë në kupën e botës

Shkruar nga Pamfleti
Spalleti: Icardi do të jetë në kupën e botës

Trajneri i Inter Luciano Spalletti ka besim se skuadra e tij mund të renditet në vend të katërt këtë sezon.“Kemi akoma kohë të vërtetojmë se kemi kualitetin dhe vazhdimësinë,” shprehet Spalletti.

“Duhet të punojmë në një mënyrë që të ndërtojmë të ardhmen, diçka më solide. Por kemi akoma  mundësi të renditemi të katërtit.”

Më pas Spalletti është pyetur për ekipin kombëtar. “Rezultati prishi paraqitjen e Italisë ndaj Argjentinës, Italia luajti mirë.“Di Biagio? Mendoj se po bën një punë të mirë, por konkurrenca është e madhe.

“Do të thosha se Ancelotti ose Mancini do të ishin me vlerë për shkak të njohurisë që kanë.”

Icardi është lënë jashtë kombëtares nga trajneri Sampaoli për miqësoret e këtij muaji.“Me grumbullimin që ka bërë sot, Sampaoli zgjedhur të njohë lojtarë të rinj më nga afër.

“Me Mauron dy stërvitje mjaftojnë. Nuk janë vetëm golat e tij që janë të rëndësishëm, por edhe karakteristikat e treguara me personalitetin dhe njohurinë që ka.“Ai do të jetë në Kupën e Botës.”

Sport Spalleti: Icardi do të jetë në kupën e botës