Çfarë ka ndodhur në raportin politik qeveritar Rama-Xhafaj? Fatmir Xhafaj, padi civile kundër Ramës ose “luftë” parlamentare

Spartak Ngjela: Fatmir Xhafaj, padi civile kundër Ramës ose "luftë" parlamentare

Çfarë ka ndodhur në raportin politik qeveritar Rama-Xhafaj?

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dje ka dhënë dorëheqjen. Sipas të dhënave që vijnë nga brenda qeverisë por sidomos nga teksti i ministrit për arsyetimin e dorëheqjes së tij, na rezulton që kryeministëri, botërisht, e ka fyer apo e ka ofenduar rëndë ministrin.
Në fakt kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri dhe vetëm nga niveli i ulët i mendimit politik, dhe nga kryeministra të dalë në krye nga fenomenet banditeske të krijuara mes korrupsionit.

l.
Çfarë do të ndodhë tani?
Nëse kryeministri cerebral Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, dy janë rrugët: ose Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t’i drejtohet gjykatës apo dhe prokurorisë me padi ose civile, ose penale kundër kryeministrit të tij.

Në fakt padia në vetvete do të ishte një akt i madh historik kundër frymës së rrugës që ka 100 vjet që drejton shtetin dhe qeveritë shqiptare.

Padia do t’i sillte historisë së Shqipërisë rastin e madh të fillimit të moralitetit dhe të sjelljes së kulturuar të kryeministrave shqiptarë, deri tani, shumica të shthurur mendërisht. 
Por do të krijonte edhe fillimin e procesit të pjekjes së vetë shoqërisë shqiptare për ta ndërprerë përfundimisht zakonin primitiv të saj, të sjelljes në pushtet të njerëzve cerebrale që vinë nga hiçi.

ll. 
Po rruga e Parlamentit është një rrugë për ministrin Xhafaj?

Këtu duhet pyetur se nga anon në këtë rast Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. 
Mendoj se për Ruçin është sak rasti që të skartojë apo të rrëzojë nga pushteti një kryeministër pa asnjë lloj vlerë si Edi Rama; sepse qënia e Ramës sot në krye të Partisë Socialiste është gabim direkt i Gramoz Ruçit.

Por opsioni i Parlamentit varet edhe se sa i fortë është Fatmir Xhafaj në Parlament. Dhe ka gjithashtu edhe një “rrezik” që përqëndrohet të pyetja: a do çahet maxhoranca socialiste në funksion të Ramës?
Nëse Gramoz Ruçi anon nga moraliteti i kësaj çështjeje, maxhoranca nuk mund të jetë përballë aksidentit të çarjes, dhe rrëzimi i Ramës në Parlament do të ishte suksesi më i madh për shqiptarët dhe për vetë historinë politike të Shqipërisë.

Megjithatë duhet pritur, kurse rruga më e mundshme nga të gjitha këto mundësi është dorëheqja e Ramës.

error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti