Aktualitet15 Dhjetor 2018, 15:38

Spartak Ngjela ‘shpërthen’ ndaj politikanëve dhe i paralajmëron: Hajdutë e injorantë, nuk keni shpëtim! Do dë

Shkruar nga Pamfleti
Spartak Ngjela ‘shpërthen’ ndaj politikanëve dhe i

Spartak Ngjela 'shpërthen' ndaj politikanëve dhe i paralajmëron: Hajdutë e injorantë, nuk keni shpëtim! Do dëgjoni shumë këto ditë!

Avokati Spartak Ngjela ka shpërthyer me akuza ndaj politikanëve shqiptarë, duke i cilësuar të gjithë si budallenj, hajdutë dhe injorantë. Duke komentuar sërish protestën masive të studentëve, avokat Ngjela paralajmëron të gjithë politikanët se do të dëgjojnë shumë ditët në vijim, teksa kujton se jemi në muajt e fundit të korrupsionit shqiptar. 

Sipas avokatit, pushtetarët e korruptuar shqiptarë nuk kanë pasur asnjë burim financiar, as individual dhe as si familje, por po bëjnë jetë milionerësh me paratë e shqiptarëve. Më tej, Ngjela shton se studentët hanë vetëm një vakt bukë, pasi i kanë varfëruar këta hajdutë të paskrupullt, që kanë mpirë gjithë shoqërinë.

Mesazhi i plotë i Ngjelës:

Në muajt e fundit të korrupsionit shqiptar, vjedhësi i studentëve, kërkon dialog me ata që ai vetë ka vjedhur.

l.
Si nuk e kuptojnë këta budallenj të korruptuar se iu ka ardhur fundi? Fenomeni “student i revoltuar” që vazhdon prej 10 ditësh, po hap në Shqipëri hullinë e denoncimit të të gjithë vjedhjes ministrore në.

Do dëgjoni shumë, dhe ditë për ditë. Për të gjithë. Këta pushtetarë të korruptuar nuk kanë pasur asnjë burim financiar, as indivudal dhe as si familje, por po bëjnë jetë milionerësh. Pika t’ju bjerë hamejve, që e kanë ditur luksin vjedhje! Ç’iu deshën milionat këtyre injorantëve që kanë fshehur sot kokën si struci!

Dhe jo vetëm kaq: por këta njerëz të rëndomtë janë tallur me shqiptarët. “Nuk meriton më shumë ky popull”, i thoshin njëri-tjetrit, madje edhe të huajve – njëlloj si Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha. Po tani? Tani janë të humbur. Kot sorrollaten. Nuk kanë shpëtim. Korrupsioni i kapur nga koha me moralitet; nuk i përdor dot fare paratë. I kanë të humbura, se në fakt nuk i kanë pasur të tyret.

ll.
Kurse studentët sot hanë vetëm një vaft; jo se janë të varfër nga padija familiare, por sepse i kanë varfëruar familjarisht këta hajdutë të paskrupullt, që kanë mpirë shoqërinë.

Kurse këta të korruptuar të fëlligësht tani, me anë të një kryeministri të korruptuar, mendojnë të gënjejnë të gjithë shqiptarët. Turp historik! Ca të babëzitur për pushtet e për para, jetojnë me paratë që iu kanë vjedhë familjeve të studentëve, dhe, me abuzuesin i tyre, Edi Rama… kërkojnë dialog me ata që ky i ka vjedhur në vite. As letërsia botërore nuk njeh deri tani ndonjë vepër letrare ku vjedhësi kërkon dialog me të vjedhurit prej tij, domethënë me ata që ky vetë ka vjedhur. Turp historik!

Aktualitet politikanët protesta e studentëve spartak Ngjela