Anti-Mafia15 Shtator 2018, 11:54

Speciale/”Hijet e errëta” të aksionit të dështuar të policisë në Divjakë, çfarë fsheh Fatmir Xhafa?!

Shkruar nga Pamfleti
Speciale/”Hijet e errëta” të aksionit të

Speciale/”Hijet e errëta” të aksionit të dështuar të policisë në Divjakë, çfarë fsheh Fatmir Xhafa?!

Operacionet e RENEA dhe FNSH-së të drejtuar nga policët “masha” të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,treguan edhe një herë tjetër se qytetari është i pambrojtur nga vetë policia e shtetit.

Aksioni në Lushnjë, konfirmoi atë që ka denoncuar herë pas here “Pamfleti”, duke theksuar se policia është kthyer një njësit guerril, që bastis, vendos grykën e automatikut në gjoksin e banorëve të shtëpisë, qëllon, bën rrëmojë, lebetit fëmijë të mitur në mes të natës, plagos dhe ikën sërisht nga sytë këmbët, për të rregulluar më pas pamjet filmike që t’ia shpërndajë medias, mbi operacionin e sukseshëm.

Por ndryshe nga dokumentarët filmikë të rregjistruar nga Fatmir Xhafaj, që pamë në aksionin e Shkodrës dhe në fshatin Nikël, dje në Divjakë nuk arritëm të shohim asnjë filmim, mbi mënyrën se si kishte hyrë në banesë policia, çfarë kishte sekuestruar dhe si kishte qëlluar me armë.

Në aksionin revulucionar ka disa PSE, që detyrimisht policia dhe ministria e Brendshme duhet ti japë përgjigje, dhe të mos mbajë standardin e dyshiftë në raport me aksionet e tjera që ka kryer.

Së pari PSE, policia dhe Ministria e Brendshme nuk shpërndanë sot me pompozitet dhe rregjizurë të përkryer asnjë pamje filmike për mediat.

Së dyti PSE, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që udhëhoqi plot sukses RENEA-n në Nikël, braktisi operacionin e RENEA në Divjakë, dhe u kthye në mes të rrugës, duke u strehuar në zyrën e tij, për të mos dhënë asnjë deklaratë për të qartësuar dhe mbajtur një qëndrim për këtë aksion.

Së treti PSE, media dhe qytetarët shqiptarë ndryshe nga aksionet e tjera të tipit “njësitë guerril”, nuk panë në ekranet e tyre autoblindat e policisë, eskortën e furgonëve të policisë dhe policët me maska, automatikë dhe snajpera.

Së treti PSE, drejtorat e ministrit Fatmir Xhafaj nuk denjuan të njoftojnë asnjë gazetar në redaksitë e qëndrës dhe gazetarët lokalë, pas përfundimit të këtij operacioni për kapjen e dy të kërkuarve.

Kujtojmë që aksioni i policisë ka nisur në orët e para të mëngjesit në Divjakë, ndërkohë që kamerat dhe gazetarët janë njoftuar dhe kanë shkuar në orët e drekës së të premtes.

Gazetarët janë njoftuar nga vetë familjarët e Haxhi Likës, të cilët janë terorizuar nga policia dhe së paku kanë kërkuar ndihmën e medias, për të filmuar atë katrahurë që kishin lënë policët gjatë aksionit.

Së katërti PSE, zyrat e shtypit në Policinë dhe ministrinë e Brendshme, por edhe Drejtorët e Policisë në Qarqe, nuk kanë denjuar të njoftojnë asnjë gazetar për këtë superaksion.

Së pesti PSE, policia e Fatmir Xhafaj nxitoi të përlajë nga shtëpia dhe të transportojë me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të plagosurin 77 vjeçar Haxhi Lika,duke e ruajtur këtë të fundit 24 orë me rradhë me policë tek dera.

Së gjashti PSE, policia e Fatmir Xhafaj pretendon se ka qëlluar në ajër, ndërkohë shenjat e plumbave janë në muret e dhomës, ku flinte 77-vjeçari Lika.

Së shtati PSE, policia e Fatmir Xhafaj, ka zhdukur dhe s’ka nxjerë asnjë filmim të çiftes dhe plumbave që Haxhi Lika, pretendohet se ka kërcënuar dhe tentuar të qëllojë mbi policinë.

Së teti PSE, dhe sa kohë duhet të pritet që policia e Shtetit të realizojë një aksion model duke arrestuar persona të cilëve tia ketë dokumentuar krimet e tyre.

Reagimi i policisë së shtetit duke pohuar se “…eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të demtimit në kokë të Haxhi Likës,të kujton shprehimisht filmin “Lulëkuqe mbi mure”, ku fëmija Sulo sipas policisë dhe ekspertit mjeko-ligjor ishte rrëzuar nga muri, dhe për pasojë kishte rënë në kokë, duke ju shkaktuar vdekja e menjëhershme.

Krismat e patrullës (policisë), edhe në Divjakë tregojnë se ajo ka bërë detyrën./Pamfleti

Anti-Mafia ”Hijet e errëta” të aksionit të dështuar të policisë në Divjakë çfarë fsheh Fatmir Xhafa?! Speciale