Përfundojnë dy ndeshjet e para të raundit të pestë në grupet e UEFA Champions League. Leipzig ka mundur me shifrat 3-4 skuadrën e Istanbul Basaksehir. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 26.
Sabitzer lëshoi një gjuajtje të dobët nga distanca, me topin që përfundoi në rrjetë pasi u devijua nga Poulsen.
Në 45 minutat e para, do të kishte vend edhe për 2 gola të tjerë. Mukiele dyfishoi shifrat në minutën e 43për gjermanët, pas devijimit me fat të Poulsen, ndërsa turqit iu kundërpërgjigjën pesë minuta më vonë me një skemë të suksesshme, të finalizuar me gol nga Kahveci.
Në minutën e 66, Leipzig gjeti golin e tretë me Olmo, i cili shënoi pas një lëvizjeje të bukur në zonën e rreptësisë. Turqit iu kundërpërgjigjën sërish në minutën e 72 me një magji të Kahvecit.
Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me shifrat 3-3, gjysmë-finalistët e sezonit të vjetshëm realizuan golin e fitores me Sorloth në minutën e 92, duke mbajtur të hapur kualifikimin.
Në ndeshjen tjetër, Krasnodar mundi minimalisht Rene. Me këtë fitore, rusët siguruan kualifikimin në Europa League.