Showbiz11 Maj 2019, 23:37

Spikerja motivuese nga Maqedonia tregon besimet dhe ushtrimet e veçanta: Çdo send ka qenë një mendim, të mbushemi me ndjesi

Shkruar nga Pamfleti

Mimoza Thaçi është një “business woman” nga Maqedonia.

Ajo çfarë binte në sy në paraqitjen e Mimozës, ishte një rreth i madh, i artë që ajo mbante në qafë. Ermali nuk hezitoi ta pyeste se çfarë ishte ajo dhe Mimoza tregoi se ishte për ta mbrojtur nga ndjesitë, programet dhe valët negative. Ishte e ftuar në emision për të ndryshuar jetën e secilit nga ne, sipas Ermalit.

“Unë jam spikere motivuese”, tregoi Mimoza. Me anë të ushtrimeve ajo përcillte mesazhe dashamirëse, duke sjellë kështu ndjesi pozitive mes njëri-tjetrit. “Mungesa e fjalëve të bukura sjell telashe në familjet tona”, rrëfeu ajo.  “Lekët nuk ta sjellin lumturinë”, vazhdoi të tregonte Mimoza. “Mendimet janë sende, janë pjesëza”, këtë gjë e ka thënë Anshtajni, “çdo gjë që është send, ka qenë mendim”, ishte një teori mjaft interesante. Ekziston lidhja e marrjes së mendimeve mes njëri-tjetrit pa folur. Gjërat negative vijnë si pasojë e ndjenjave negative.  Ne nuk falim, ndaj ndodhin të këqijat. Ishin ato çfarë spikerja motivuese tregonte.

Mesazhi i saj ishte t’i mbushte të tjerët me ndjesi pozitive, të mendonin pozitivisht.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kuriozitete Besime Mimoza Thaçi Pozitiviteti