Aktualitet 9 Nëntor 2018, 07:20

Spiunët që dolën nga sirtarët

Shkruar nga Pamfleti
Spiunët që dolën nga sirtarët

Spiunët që dolën nga sirtarët

“A mos vallë spiunët po bëhen më të paaftë?” Mund ta mendosh këtë, po të shohësh incidentet e fundit të nivelit të lartë të spiunazhit, shkruan Ben Macintyre në “The Times”. Rusët me armë helmin në Salisbury pretendojnë të jenë turistë të pafajshëm; një skuadër saudite vret një gazetar në Stamboll dhe më pas rikthehet në shtëpi, me charter-a të pagjurmueshëm. Të gjitha veprime amatore deri në absurditet – por për arsye paturpësie dhe jo paaftësie.

Harroni pelerinën dhe kamën. Regjimet autokratike nuk i bëjnë më punët e pista në fshehtësi: ata jo vetëm “veprojnë në hapësirën ku spiunazhi takohet me terrorizmin”, por edhe duan që të shihen se po e bëjnë këtë gjë.

Qëllimisht i pacipë, spiunazhi i ri është menduar për të dërguar një mesazh të frikshëm tek disidentët, si dhe t’u kalojë nën hundë perëndimorëve, duke ruajtur në të njëjtën kohë një farë mbulese mohimi.

Kur spiunëve sovjetikë iu kërkua që të dëmtojnë zgjedhjet britanike të vitit 1983, përmes lajmeve të rreme, ata e bënë këtë gjë sa më në fshehtësi që të ishte e mundur. Ndryshe nga ata, sulmi i Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA ishte i bërë haptaz, por njëkohësisht i mohueshëm. Modeli është i qartë: “moho, ngatërro, shfaq kontradiktë, thuaje troç”. Dhe sigurohu që autorët të zhduken. / Bota.al

Forum spiunët zgjedhjet presidenciale në SHBA