Sport13 Prill 2024, 17:08

Abazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final Four”, Erbim Fagu dhe Goldi Halili nuk i mbajnë lotët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Abazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final

Tirana mundi Kukësin 1-0 në “Air Albania”, takim ky i vlefshëm për elitën e Superligës. Tentativa e parë serioze e takimit erdhi në minutën e 10, atëherë kur Beshiraj vendosi në provë portierin Abdullahu. Pak më pas, Jonuzi shkaktoi drithërima në stadium, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Në minutën e 17, verilindorët shpëtuan nga pësimi i një goli, teksa portieri Tafas i tha jo Patrikut. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli e filloi mirë pjesën e dytë, teksa Beshiraj “flirtoi” me golin. Në minutat e fundit, kujdesi në prapavijë u shtua te të dyja skuadrat. Goli i fitores te bardheblutë mban firmën e ish-itt ë Kukësit, Abazaj, në minutën e 88.


Me këtë rezultat, Tirana renditet në vendin e katërt me 43 pikë, po aq sa ka Dinamo që nuk e ka luajtur ndeshjen e kësaj jave. Komplikohet në maksimum mbijetesa e Kukësit, skuadër që mbyll klasifikimin me 26 pikë.

tirana kukësi abissnet superiore