Sport31 Janar 2024, 15:42

Arrihet akordi mes klubeve të Serisë A, Marash Kumbulla shok skuadre me mesfushorin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Arrihet akordi mes klubeve të Serisë A, Marash Kumbulla shok skuadre

Marash Kumbulla ka përfunduar në qendër të merkatos, pasi për të ka interes nga disa ekipe në Serinë A. Largimi nga Roma është afër, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është në planet e Daniele De Rosit dhe në këto kushte lojtari kërkon minuta.

Në fakt Kumbulla rikthehet në fushë pas 10 muajsh për shkak të një dëmtimi dhe tashmë është në kërkim të minutave për të fituar formën më të mirë të tij dhe për të qenë gati për "EUR0 2024". Në këto kushte ai po kërkon një skuadër të re.

Sasuolo është skuadra më e mundshme për të siguruar shërbimet e mbrojtësit në këto orë të merkatos, teksa mund ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Sipas "Tuttomercato" bëhet me dije se sot është një ditë vendimtaare për të ardhmen e Kumbullës, i cili pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore.

Në garë për 23-vjeçarin ishin edhe Udineze, Xhenoa, Torino, Verona, Empoli, por edhe Milani.

marash kumbulla qendërmbrojtësi shqiptar sasuolo roma