Sport24 Shkurt 2024, 22:59

Arsenali “bën qymyr” Njukasëllin, “Topçinjtë” shkëlqejnë në fushën e vet dhe shkruajnë historinë me poker

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “bën qymyr” Njukasëllin,

Arsenali nuk e ka diskutuar për asnjë moment fitoren kundër Njukasëllit. “Topçinjtë” mundën pastër 4-1 “qymyrxhinjtë”, në sfidën luajtur në “Emirates Stadium”.

Mysafirët realizuan autogol me Botman, ndërsa brenda pjesës së parë dyfishoi shifrat Havertc. Në pjesën e dytë, të besuarit e Artetës thelluan epërsinë me Saka, sakaq emrin në listën e golashënuesve e vendosi edhe Kivior. Golin e nderit për Njukasëllin e shënoi Uillok.

Skuadra e Artetës është bërë skuadra e parë në historinë e Premier Ligës që ka shënuar dy ose më shumë gola në një pjesë loje për shtatë ndeshje radhazi.

Arsenali po zhvillon një sezon pozitiv në kampionat, teksa deri më tani ia ka dalë më së miri të jetë mes skuadrave protagoniste të edicionit. Ekipi e sheh veten në vendin e tretë, me 58 pikë.

arsenal njukasëll premier liga