Sport24 Shkurt 2024, 17:13

Asisti i Bajramit nuk i mjafton Sasuolos, “derbi” i shqiptarëve në Serinë A përfundon me fitoren e Ardian Ismajlit

Shkruar nga Pamfleti

Asisti i Bajramit nuk i mjafton Sasuolos, “derbi” i shqiptarëve

Sasuolo dhe Empoli dhuruan spektakël në përballjen midis tyre në javën e 26 të Serisë A, ku në fund fitoi skuadra e Davide Nikolës me rezultatin 2-3.

Nga minuta e parë në fushë ishte Ardian Ismajli për Empolin, teksa Berisha dhe Shpendi e panë sfidën nga bankina.

Nga ana tjetër, për Sasuolon u aktivizua vetëm Nedim Bajrami, i cili u bë protagonist me një asist për Ferrarin në minutën e 77, por pa mundur që t’i shmangte humbjen skuadrës së tij, që erdhi vetëm në fund nga goli i Bastonit.

Kështu Empoli vazhdon të ngjitet në renditje duke e lënë pas luftën për mbijetesë, teksa te kjo e fundit duket se është futur Sasuolo.

 

sasuolo empoli seria a