Sport13 Prill 2024, 16:32

Atletiko thyen Zhironën dhe merr fitoren e dytë radhazi, askush si “Los Kolçoneros” në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko thyen Zhironën dhe merr fitoren e dytë radhazi, askush si

Atletiko e Madridit koleksionon fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Los Kolçoneros” mundën me rezultatin e pastër 3-1 Zhironën, në ndeshjen e luajtur në “Wanda Metropolitano”. Mysafirët realizuan me Dovbik në minutën e katërt, pas një asisti të Kouto.

Ekipi i Simeones përmbysi shifrat që në pjesën e parë me Grizman dhe Korrean. Në fillimin e pjesës së dytë, Grizman vendosi në kasafortë 3 pikët. Atletiko e Madridit renditet në vendin e katërt dhe synon që deri në fund të ruajë këtë pozicion, pasi i siguron kualifikimin në Champions, ndërsa Zhirona renditet në vendin e 3.

Pas Mançester Sitit të (Erling Haland, 30, dhe Fil Foden, 22), Atletiko është skuadra e dytë në pesë kampionatet kryesore të Europës që ka dy lojtarë me 20 ose më shumë gola në të gjitha kompeticionet në këtë sezon (Grizman dhe Morata, 20 të dy).

Një arritje unike për "Los Kolçoneros" që janë bërë e vetmja skuadër e që ka fituar një ndeshje të la Ligaës kundër Zhironës pasi kanë kaluar në avantazh këtë sezon.

atletiko madrid zhirona la liga