Sport19 Qershor 2024, 17:38

Barazimi ndaj Kroacisë, ja si Shqipëria mund të kalojë në fazën tjetër!

Shkruar nga Pamfleti

Barazimi ndaj Kroacisë, ja si Shqipëria mund të kalojë

Kombëtarja shqiptare mori pikën e parë në këtë Europian pas barazimit 2-2 me Kroacinë në Hamburg. Me këtë rezultat, ekipi kuqezi vazhdon të jetë në vendin e tretë për shkak të golavarazhit (-1) krahasuar me atë të Kroacisë (-3).

Ndërkohë sa i përket renditjes së vendeve të treta, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë. Edhe pse me shumë ‘kthesa’, shanset për Shqipërinë vazhdojnë të jenë aty për t’u kualifikuar.

Barazimi ndaj Kroacisë, ja si Shqipëria mund të kalojë

Nëse Shqipëria do bënte një mrekulli ndaj Spanjës, duke fituar, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës.

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.