Sport14 Korrik 2023, 15:57

Barcelona dhe Mançester Junajtid dënohen nga UEFA për “Fair Play Financiar”, ia dalin skuadrat italiane dhe PSG-ja

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona dhe Mançester Junajtid dënohen nga UEFA për

Barcelona dhe Mançester Junajtid nuk ia kanë dalë të respektojnë marrëveshjen që kanë me UEFA-n për “Fair Play Financiar” dhe për këtë, organi më i lartë i futbollit në Europë ka marrë masa. Të dyja klubet janë gjobitur për mos respektimin e marrëveshjes.

Ndërkohë, në hetim ishin Roma, Interi e Milani nga Seria A, por 3 klubet kanë arritur të përmbushin detyrimet dhe kanë zbatuar me përpikmëri marrëveshjen duke mos u gjobitur. Gjoba ka pasur edhe për të tjera klube, përfshirë Olimpija Lubjana, Anderleht e Beshiktash.

Vendimet e UEFA-s:

“Barcelona është gjobitur me 500 mijë euro për raportim të gabuar financiar në vitin 2022.

Mançester Junajtid dënohet me 300 mijë euro për shkak të një deficiti të lehtë.

Milani, Monako, Roma, Interi dhe PSG-ja kanë arritur objektivat e vendosura për vitin 2022. CFCB do të vazhdojë të monitorojë gjatë sezonit të ardhshëm”, shkruan UEFA në vendim.

uefa milan inter roma mançester junajtid barcelona