Sport24 Shkurt 2024, 18:02

Barcelona luan “poker” në shtëpi dhe zbret Xhironën nga vendi i dytë, askush si Gyndogan në Europë

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona luan “poker” në shtëpi dhe zbret Xhironën

Barcelona ka triumfuar me “poker” 4-0 ndaj Getafes, ndeshje e vlefshme për javën e 26 të La Ligës. Me këto 3 pikë, blaugranasit i marrin vendin e dytë Xhironës, që ka 1 ndeshje më pak të luajtur.

Ndeshja u zhbllokua nga Rafinja në minutën e 20, ndërsa golat e tjerë të katalanasve erdhën në pjesën e dytë me Zhoao Feliks në minutën e 53, De Jong 8 minuta më vonë dhe Ferman Lopez në fundin e ndeshjes.

Ndeshje speciale për Ilkai Gyndogan, që është bërë lojtari i parë në pesë kampionatet kryesore të Europës që arrin në 100 raste të krijuara në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Sfidën e radhës katalanasit e luajnë në transfertë kundër Atletik Bilbao.

barcelona getafe la liga