Sport13 Prill 2024, 22:55

Barcelona mposht Kadizin dhe merr fitoren e 4 radhazi, Zhoao Feliks rrëmben skenën dhe realizon me roveshatë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona mposht Kadizin dhe merr fitoren e 4 radhazi, Zhoao Feliks rrëmben

Barcelona ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kadizin në transfertë dhe ka marrë kështu fitoren e katërt radhazi në La Liga. Sulmuesi i katalanasve, Zhoao Feliks, rrëmbeu skenën, duke realizuar një gol mjaft të bukur me roveshatë. 

Portugezi tundi rrjetën në minutën e 37 me një veprim të bukur akrobatik shumë pranë vijës fatale, duke i dhënë 3 pikët Barçës, si dhe duke mbajtur ekipin e Çavi Hernandez në garë për titullin kampion.

Me këtë fitore, Barcelona renditet në vendin e 2 me 70 pikë, ndërsa Kadizi mban vendin e 18 me 25 pikë.

barcelona kadiz la liga