Sport20 Qershor 2024, 12:48

Beteja finale në Euro 2024, kuqezinjtë nisin stërvitjen për ndeshjen me Spanjën

Shkruar nga Pamfleti
Beteja finale në Euro 2024, kuqezinjtë nisin stërvitjen për
Kuqezinjtë nisin stërvitjen për ndeshjen me Spanjën

Një ditë pas barazimit 2 me 2 me Kroacinë, Kombëtarja Shqiptare është kthyer në kompleksin stërvitor në Dortmund për tu përgatitur ndeshjen me Spanjën.

Të parët që kanë dalë për t’u stërvitur janë ata lojtarë që nuk kanë luajtur apo nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren në këto dy ndeshje të Euro 2024 në Grupin B.

Një element i rëndësishëm është që të gjithë futbollistët janë në formë dhe asnjë prej kuqezinjve nuk ka pësuar lëndime.

Kujtojmë se Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Grupin B kundër Spanjës të hënën në 24 Qershor në orën 21:00.

Ndërkohë ndeshja pozitive me Kroacinë është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare. Në Kroaci e cilësojnë si një “humbje” e ndërsa tanimë shpresat janë të pakta edhe për një fitore me Italinë.

Nga ana tjetër, është vënë në pah loja e mirë e kuqezinjve në pjesën e parë.

“Barazim show mes Kroacisë dhe Shqipërisë. Daliç befasohet në minutën e 95’, buzëqeshin të kaltrit”, shkruan “Sportmediaset.it”.

The Sun: “Të papriturit shënojnë një barazim dramatik në fund pas autogolit për t’i lënë kroatët në prag eliminimi”.

“Gazzetta dellosport” shkruan: “Shqipëria bën festë në shtesë; 2-2 arrin në të 95’. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet të mundë Italinë”.

Corriere dello Sport: “Kroacia, çfarë talljeje në fund: Gjasula gjen golin e barazimit në minutën e 95-të pas autogolit. Dhe Italia buzëqesh”.

Marca: “Çmenduria shqiptare fut në telashe Kroacinë”.

kombëtarja shqiptare euro2024