Sport25 Shkurt 2024, 18:21

Dhuna në ndeshjen Kukësi-Erzeni, goditet me sende në kokë shefi i Policisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna në ndeshjen Kukësi-Erzeni, goditet me sende në kokë

Humbja e rradhës së Kukësit në stadiumin e tij përballë Erzenit ka pasur me një ngjarje të rendë dhune. Pasi rezultati i vendasve u përmbys nga 1-0 në 1-2. Në momenitn e shënimit të golit të dytë nga skuadra shijakase, tifozët vendas kanë hyrë në fushë dhe disa të tjerë kanë gjuajtur me sende të ndryshme në drejtim të arbitrave dhe protagonistëve të lojës. 

Me sendeve të hedhura është goditur edhe një nga drejtuesit e policisë së Kukësit që siç duket nga pamjet është goditur në kokë me një shishe. 


Ndeshja u ndërpre për rreth 20 minuta dhe më pas rifilloi pa tifozë, ndërkohë rezultati përfundimtar mbeti 1-2. 
 
 Dhuna në ndeshjen Kukësi-Erzeni, goditet me sende në kokë

shefi i policisë erzeni