Sport25 Shkurt 2024, 20:40

Dhuna ulet “këmbëkryq” në Superligën Shqiptare/ Pas incidentit në Kukës, fyerje mes tifozëve edhe në stadiumin e Korçës, ndërhyn Policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ulet “këmbëkryq” në Superligën Shqiptare/

Kategoria Superiore është përfshirë ditën e sotme nga raste të dhunës së ndodhur në stadiumet tona. Në ndeshjen Kukësi-Erzeni, e cila u mbyll me rezultatin 1-2, tifozët vendas ndërprenë ndeshjen, pasi u futën në fushë. 

Ata tentuan të godisnin arbitrat, ndërsa për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia. Sfida u ndërpre në minutën e 64 dhe për rreth 25 minuta, uniformat blu bënë të mundur largimin e të gjithë ultrasve të verilindorëve nga stadiumi deri në momentin e rifilimit të ndeshjes. 

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/tifozet-futern-ne-fushe-pas-golit-te-erzenit-ohen-arbitrat-ne-kukes-ar-i214761

Në momenitn e shënimit të golit të dytë nga skuadra shijakase, disa tifozë goditën me sende të ndryshme në drejtim të arbitrave dhe protagonistëve të lojës.  

Lexo edhe: https://pamfleti.net/sport/dhuna-ne-ndeshjen-kukesi-erzeni-goditet-me-sende-ne-koke-shefi-i-policise--i214788

Me sendeve të hedhura u godit edhe një nga drejtuesit e policisë së Kukësit që siç duket nga pamjet është goditur në kokë me një shishe. 


Nuk ka shkuar mirë situata as në stadiumin e Korçës, i cili dikur, ka qenë shembull sa i përket pranisë së tifozerisë, sidomos të vajzave dhe grave. Në takimin e kësaj jave Skëndërbeu-Partizani, i fituar nga vendasit 1-0, në përfundim është krijuar një incident në tribunën qendrore. 

Në pamje të parë dëgjohen fyerje të shumta në drejtim të “miqve” nga Tirana, ku shihen vajza dhe gra që largohen pas ofendimeve në korr nga tribuna. Ndërkaq ka ndërhyrë edhe vëllai i kryeministrit Olsi Rama, drejtor i klubit Partizani për të qetësuar situatën sëbashku me presidentin e klubit korçar, Ardjan Takaj dhe policinë për të qetësuar tifozerinë korçare që nuk ndaloi fyerjet në korr. 

skënderbeu tifozët