Sport22 Qershor 2024, 16:48

“Duhet të mendojmë për të marrë maksimumin”, Ivan Balliu për ‘Marca’: Te Spanja nuk ka diferenca mes lojtarëve

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të mendojmë për të marrë

Kuqezinjve të drejtuar nga Silvinjo i duhen tre pikët në ndeshjen e fundit të Grupit B kundër Spanjës për të vijuar ëndrrën në “EURO 2024”. Një mision i vështirë, por jo i pamundur sidomos për faktin se tashmë iberikasit e kanë siguruar kualifikimin për në 1/8-tat dhe ndaj kuqezinjve do të zbresin në fushë me formacionin e dytë

Në një intervistë për “Marca-n”, Ivan Balliu, i cili luan në La Liga dhe e njeh shumë mirë kontigjentin e “La Roja-s”, thekson se ndaj Spanjës do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se një rëndësi të veçantë do të ketë edhe leximi i ndeshjes dhe momenteve të saj.

Niko Uilliams dhe Jamin Lamal janë të frikshëm. Nuk rreshtin së insistuari. Ndoshta nuk ia dalin të të kalojnë në një apo dy raste, por të mbajnë në tension gjatë gjithë kohës sepse mbrojtësi e di që ata nuk dorëzohen.

Ndeshjen mes Italisë dhe Spanjës, e pashë me shokët e kombëtares. Ata më bënë shumë pyetje për lojtarët spanjollë, sidomos për Niko Uilliams sepse Lamal e njohin pak më tepër. Por, ua bëra të qartë se çfarë niveli kanë këta dy lojtarë.

Nuk e di nëse mund të konsiderohet një avantazh që një pjesë e titullarëve nuk do të jenë nga minuta e parë me Shqipërinë, Spanja ka nivel shumë të lartë dhe ata të stolit nuk kanë diferenca. Aty ka emra si Dani Olmo, Ferran Torres apo Ajoze Perez. E patë sa punë i hapi Italisë ky i fundit?

Megjithatë, ne si Shqipëri na duhet vetëm fitorja, është e vetmja mënyrë për t’u kualifikuar pas dy ndeshjeve të para. Do të na duhet të rreshtohemi shumë mirë dhe t’i mbyllim hapësirat Spanjës, nuk duhet të mendojmë për një rezultat tjetër veç fitores, por duhet ta lexojmë ndeshjen në mënyrën e duhur.

Do t’i them presidentit të Federatës që nëse spanjollët sillen mirë në fushë, atëherë t’i ftojë të kalojnë disa ditë pushimi në plazhet spektakolare në jugun e Shqipërisë.

E dimë që do të jetë një sfidë e madhe për të mposhtur Spanjën, një nga skuadrat më të mira të Europianit. E sigurt është vetëm që do të fitojmë në tribuna, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur me kombëtaren kemi pasur një mbështetje të jashtëzakonshme. Mbështetja e tifozëve këtu në Gjermani është spektakolare”, u shpreh ndër të tjera Ivan Balliu.

ivan balliu mbrojtësi i kombëtares shqiptare