Sport24 Qershor 2024, 14:02

Dyseldorfi ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë grisin dhe djegin flamurin serb para ndeshjes Shqipëri-Spanjë

Shkruar nga Pamfleti

Dyseldorfi ‘vishet’ kuqezi, tifozët shqiptarë grisin dhe

Mijëra shqiptarë ndodhen në Dyseldorf këtë të hënë për ndeshjen Shqipëri-Spanjë.

Dy tifozë shqiptarë kanë grisur dhe djegur flamurin serb në një prej zonave ku janë mbledhur shqiptarët, për të mbështetur skuadrën e zemrës.

Mbi 20 mijë tifozë pritet të mbështesin Kombëtaren në stadiumin e Dyseldorfit në ndeshjen e fundit brenda ‘grupit të vdekjes’, pas përballjes fillimisht me Italinë dhe Kroacinë.