Sport18 Qershor 2024, 18:23

“E kemi analizuar Shqipërinë”, Kramariç dhe Majer i tremben kuqezinjve: Kanë individë dhe janë të motivuar

Shkruar nga Pamfleti

“E kemi analizuar Shqipërinë”, Kramariç dhe Majer i

Kroacia dhe Shqipëria do të luajnë të mërkurën në Hamburg në kuadër të ndeshjes së dytë të Kampionatit Europian. Të dyja kombëtaret janë në kërkim të fitores së parë në kompeticion. Dy ditë para ndeshjes, Lovro Majer dhe Andrej Kramariç dolën në konferencë për media.

Çdo ndeshje është e rëndësishme për ne, Shqipëria është kryesore tani. Ne kërkojmë fitoren, pa këtë nuk llogarisim asgjë tjetër. Tre pikët nga kjo ndeshje janë më të rëndësishmet për ne, kjo është ajo që pritet nga ne. Do të shohim më vonë se çfarë do të ndodhë me Italinë”, u shpreh fillimisht Kramariç. “Shqipërinë e kemi analizuar, i pamë kundër Italisë. Është një ekip shumë i mirë, i cili ka shumë individë të mirë, por ata shquhen si ekip. Fuqia e tyre është motivimi, ata janë të uritur për sukses. Ky është një element i rëndësishëm në futboll, nuk do të jetë e lehtë. Gjithsesi ne shpresojmë që t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura në grup, ndaj Shqipërisë dhe Italisë”, u shpreh Majer.

Ndërsa Kramariç për sfidën me kuqezinjtë shtoi: “Shqipëria do të mbrohet në mënyrë të organizuar, ne do të përpiqemi të gjejmë ato zona ku mund të jemi të rrezikshëm. Mbrojtësit e tyre dukeshin pak më të lirë, por kurrë nuk e dini se çfarë do të sjellë loja. Ata do të jenë 300 për qind të motivuar, do të jetë paraqitja e tyre e parë në turne të mëdhenj, nuk do të jetë e lehtë. E dimë që është e vështirë të përshkosh kundërshtarët në mbrojtje, do të jetë shumë e rëndësishme të jesh i durueshëm, të përfitosh nga mundësitë”.

lovro andrej kramariç lojtarët e kroacisë