Sport18 Qershor 2024, 18:00

“E kemi studiuar Kroacinë, do bëjmë gjithçka mundemi", Silvinjo: Luftojmë deri në fund për kualifikimin

Shkruar nga Pamfleti

“E kemi studiuar Kroacinë, do bëjmë gjithçka

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në konferencë për mediat në prag të sfidës me Kroacinë, tha se për kuqezinjtë është një eksperiencë e madhe të luajnë përballë ekipeve me kaq emër si Itali, Spanja dhe Kroacia.

Ai theksoi se Shqipëria do të jetë në fushë dhe do bëjë gjithçka  për t’ia dalë, pavarësisht se cili ekipi është kundërshtar. Ai theksoi se me Kroacinë mund të fitojmë.

Shqipëria do të përballet të mërkurën me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të “EURO 2024”. Në prag të këtij takimi, në konferencë për shtyp u shfaq trajneri i kuqezinjve, Silvinjo. Numri një i pankinës u shpreh se e kupton shkallën e vështirësisë, por tha se është optimist.

Kroacia dhe grupi- “Ky është grup i vështirë, patjetër. Ky është një gëzim i madh që jemi këtu. Nuk ka negociata fare, ne do të bëjmë më të mirën. Ky është një kompeticion i mrekullueshëm, asnjëherë nuk do heq dorë nga kualifikimi. Ne kemi respektuar Italinë, deri në minutën e fundit kemi rrezikuar shumë dhe i jemi afruar barazimit. Ndoshta fitojmë.”

Mund të flasim për lojtarët individualisht më vonë. E kemi studiuar Kroacinë. Ndeshja e parë me të vërtetë ka përfunduar 3-0, por kanë luajtur shumë mirë, i kanë hapur shumë punë Spanjës, pavarësisht se në 29 minutat spanjollët shënuan golat që i duheshin, por Kroacia ka cilësi shumë të larta, kanë aftësi pasimi, aftësi krijimi loje. Nuk mund të themi Spanja fitoi 3-0 dhe ishte një fitore e lehtë, e keni parë ndeshjen vetë dhe e dini çmund të bëjë Kroacia.

Është një vështirësi e madhe të luash përballë këtyre lojtarëve të cilët luajnë fort. Megjithatë edhe këtu kemi lojtarë shumë të mirë, kapiteni ynë ka fituar Ligën e Europës. Kemi lojtarë shumë të mirë, kemi Asanin, Asllanin, Brojën. Kemi luajtur mirë kundër Italisë. Kemi përzierje të mirë, kemi lojtarë me përvojë e të rinj. Shkojmë fuqishëm drejt së ardhmes.

Nuk është se nuk e kemi sulmuar Italinë, ata nuk na lejuan ta bëjmë. Ata dinë të bllokohen shumë mirë. Patën fillimisht 3-4 mbrojtës e më pas 5 të tillë. Kishim një pasim fantastik nga Asllani në fund, por kaq, ata u mbrojtën shumë mirë dhe në fund Zhorzhinjo e Barella drejtuan lojën dhe janë pikërisht mënyra sesi mund të fitosh këtë kompeticion.

Ata janë lojtarë të mëdhenj, që kanë fituar Serinë A e kanë shkuar deri në finalen e Champions League, por i tillë është ky komepticion. Ne mund të arrijmë shumë, mund të shkojmë larg, por natyrisht që kemi rrugë para e në bazë të kësaj themi që kemi bëri një lojë të mirë. Ne shënuam, por Italia e përmbysi rezultatin shpejt”,- u shpreh tekniku brazilian.